Jump to content

Përdoruesi:Euriditi/Industria e duhanit në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjatë Mbretërisë Shqipëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria ka qënë dhe është e njohur në mbarë botën për cilësinë e shkëlqyer të duhanit oriental. Industria e cigareve në Shqipëri lindi në vitin 1924 me themelimin e Fabrikës së cigareve "S.T.A.M.L.E.S." në Durrës. Gjatë viteve 1920, '30, '40, u hapën gjithësej 16 fabrika të cilat prodhonin cigare për tregun e brëndshëm. Fabrikat kryesore qenë S.T.A.M.L.E.S. dhe S.A.I.D.E.

Kjo është listën e plotë e fabrikave të cigareve që vepronin në vend gjatë periushës së Mbretërisë:

Gjatë regjimit komunist

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1947 të gjitha fabrikat ekzistuese në Shqipëri u shtetëzuan, shumica u mbyllën, ndërsa më të mëdhave (si S.T.A.M.L.E.S.), iu ndryshua emri dhe u modernizuan. Gjatë regjimit komunist kishte katër fabrika cigaresh që funksiononin në Shqipëri: Fabrika e Tiranës (njohur me emrin "Flora" e cila u mbyll në vitet 1960), Fabrika e Durrësit, Fabrika e Shkodrës dhe Fabrika e Gjirokastrës.

Fabrika e Tiranës dhe e Gjrokastrës prodhonin cigare për tregun e brëndshëm, ndërsa Fabrikat e Durrësit dhe Shkodrës prodhonin cigare edhe për tregun e brëndshëm edhe për eksport.

Gjatë viteve 1960 Shqipëria nisi të eksportojë cigare në gjithë vendet e Europës Lindore, në veçanti në Hungari, Poloni, Çekosllovaki, dhe Republikën Demokratike Gjermane. Në vitet 1980 shumica e cigareve të prodhuara në Shqipëri eksportoheshin pasi ky ishte një burim i mirë valutor.

Gjatë viteve 1980 Fabrika e cigareve në Durrës nisi prodhimin e disa markave nën liçencën e Bulgartabac (Arda dhe Steëardess) dhe nënshkroi marrëveshje me Monopolin Polak të Cigareve për prodhimin e cigareve "Dukat", të bëra me duahn polak për tu eksportuar më pas vetëm në Poloni.

[nevojitet citimi]