Jump to content

Përdoruesi:Fallbackintoreality/Draft/Wikipedia:Cung

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një cung në Wikipedia është një artikull tepër i shkurtër dhe jo i plotë që nuk mbulon dot temën e vet në mënyrë enciklopedike. Kjo faqe është një udhëzim i përgjithshëm rreth mënyrës se si merremi me cungje: pjesa e parë, Informatat bazike, përmban informata që iu rekomandohen shumicës së redaktorëve; dhe pjesa e dytë, Krijimi i tipeve të cungjeve, përmban material më të specializuar. Kategoritë ekzistuese të cungjeve mund të gjenden në këtë kategori.

Informatat bazike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një cung është artikull që, edhe pse i mungon mbulimi i gjerë që pritet nga një enciklopedi, prapëseprapë sjell informata të dobishme dhe ka mundësi zgjerimi. Faqet jo të artikujve, siç janë ato të kthjellimeve, listave, kategorive, stampave, faqeve të diskutimit, dhe ridrejtimeve, nuk konsiderohen cungje.

Nëse një cung ka shumë pak informata të vërtetueshme, apo nëse tema e vet nuk ka shquarësi të qartë, mund të griset apo t'i bashkohet një artikulli tjetër relevant.

Derisa një "definim" mund të kualifikojë për statusin cung, Wikipedia nuk është fjalor.