Përdoruesi:Fjollabeqiraj/Abati Oliba
Abati Oliba | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 971 Marqi i Spanjës |
Vdiq më | 1046 Kuiksa |
Punësimi | Abat, peshkop, kont |
Oliba (rreth 971 – 1046) ishte kont i Bergës(998 – 1003) dhe Ripojit. Më vonë u bë peshkop i Vicit (1018 – 1046) dhe abat i abacisë Shën Mikel de Kuiksa. Ai konsiderohet si njëri prej themeluesve shpirtëror të Katalonisë dhe mbase perla më e rëndësishme e kohës së tij në Gadishullin Iberik.
Oliba ishte një shkrimtar i madh dhe nga skripta e tij në Ripoj rrodhi një rrymë e pandërprerë e veprave të tij që e ndriçojnë botën e sotme. Sidoqoftë, puna e tij më e rëndësishme është përkthimi i dorëshkrimeve arabe në latinisht, nga e cila përfitoi e gjithë Evropa.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oliba u lind rreth vitit 971 në një familje të pasur në Marqin e Spanjës[1]. Babai i tij ishte en:Oliba Cabreta, kont i Besalus, Cerdanysë, Bergës dhe Ripojit. Nëna e tij ishte Ermengarda e Empuries. Ai ishte stërnip i en:Wilfred the Hairy. Oliba pati tre vëllezër dhe një motër, dhe kur babai i tij vendosi të kthehej në manastir në vitin 988, tokat ua ndau tre djemve; Bernardi mori Besalunë dhe Ripojin, Uilfredi mori Cerdanyan dhe Oliba Bergën. Në vitin 1002 (apo 1003), Oliba hoqi dorë nga pasuria e tij laike për tu marrë me zakonin benediktian në Manastirin e Shën Marisë së Ripojit.
Jeta kishtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oliba përkrahu lëvizjen Paqja dhe armëpushimi i Zotit (Pau i Treva de Déu), e cila gjatë viteve 1022 dhe 1027 u zhvillua në Toulouges (Roussillon). U tha se të gjithë fisnikët, kalorësit, fermerët dhe murgjit ranë dakord për të bërë një ditë në të cilën askush nuk do të grindet me askënd dhe në të cilën të arratisurit mund të strehohen në kisha dhe në vendet e shenjta, të sigurt, të mbrojtur dhe të respektuar, në çdo vitë të ketë disa ditë të Paqes.
Oliba kishte aq shumë ndikimi saqë në vitin 1023, Mbreti Sancho II of Navarre u konsultua me të për çështjen e martesës së motrës së tij, Urracës, me kushëririn e dytë, Alfonsin V. Peshkopi e kundërshtoi por Sancho e injoroi atë. Letrat e Olibas ndaj mbretërve bashkëkohës të Spanjës tregojnë se Alfonso dhe pasardhësi i tij, Vermudo III janë shpallur perandorë përderisa mbreti i Navarres ishte vetëm një mbret, megjithësi përfundimisht ishte mbret i Iberikut.
Oliba reformoi manastirin në Montserrat (1025), në Fluvia dhe në Kanigo dhe i shenjtëroi apo i mori në mbrojtje shumë kisha të tjera si Bazilikën e Shën Mërisë së Manresës. Ai krijoi Asamblenë e Paqe dhe Armëpushim, themel i parlamentit të ardhshëm katalan, që të ndihmojë fisnikët në administrimin e fushave. Ai përmirësoi dekorimin e kishës së tij në Ripoj dhe iu ripërkushtua asaj më 15 janar 1032. Ai ishte këshilltar i ngushtë i Kontit Ramon të Barcleonës dhe rikonstruktoi Katedralen e Vicit me ndihmë të nënës së Ramonit, Konteshës Ermesinde. Katedralja e re i kushtohej Shën Pjetrit dhe Paulit në 31 gusht 1038. Oliba vdiq në manastirin e tij në Kuiksa në vitin 1046.
Murg dhe abat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht të vitit 1002, kur ai ishte 31 vjeçar, hyri në Urdhrin Benediktian në Manastirin e Ripolit. Më 1008, pas vdekjes së Abatit Seniofre, Olibe u zgjodh abat i manastirit. Pak muaj më vonë ai u zgjodh abat i manastirit të Shën Mikelit të Kuiksës. Olibe filloi një seri veprimesh për të vendosur një disiplinë të rreptë në manastir.
Fama që mori si abat bëri që në vitin 1009 të zgjedhet abat i manastirit Shën Marti i Kanigos. Manastiret e tjera e kopjuan stilit e tij të qeverisjes, si manastiri i Shën Feliut dhe Shën Sadumi Tavernoles.
Oliba u përpjek shumë për ta mbrojtur pronën dhe të drejtat e kishave ndaj sulmeve feudale. Në vitin 1011, ai bëri një vizitë në Vatikan, ku papa Sergiusi IV fitoi disa dema për manastiret e tyre. Këta dema të papës tregonin një fuqi: Papa, përfaqësuesi i Zotit në tokë, tha se manastiri dhe tokat e tij ishin në mbrojtje të Shën Pjetrit dhe sulmi i Vatikanit ndaj manastirit ishte një agresion kundër autoritetit të Papës.
Shën Maria e Ripojit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katalonia, në fund të shekullit X, u bë qendra kryesore kulturore, me qasje të drejtpërdrejtë në shkencën arabe dhe, më e rëndësishmja, e grumbulluar me skripta prestigjioze të manastireve, që e bënë kulturën katalunase lidere në Evropë.
Nga gjithë skriptat katalunase, më e rëndësishmja ishte Ripoji. Papa Sylvesteri II solli në Evropë numrat arab dhe konceptin e zeros. Në kohë të Olibas, biblioteka e Ripojit trefishoi numrin e veprave, në bashkëpunim me Bobion, njeriun më të rëndësisshëm të botës kishtare.
Shën Mikeli i Kuiksës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë mandatit të Olibas, manastirit iu ndërrua arkitektura. Oliba ndërtoi trotuara përreth faltores. Pastaj, ai ndërtoi një kube mbi altar dhe një dhomë të nëndheshme të ngritur mbi Nativitet, Qapelin e trinitetit dhe dy kullat Lombard (nga të cilat është ruajtur vetëm njëra).
Shën Marti i Kanigos
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manastiri i Shën Martit të Kanigos u themelua nga vëllai i Olibas, Konti Uilfred. Ai kishën e vjetër të Kanigos e shndërroi në një manastir të rëndësishëm. Në vitin 1009 u bë kishë dhe komuniteti i saj përbëhej nga murgj të Kuiksës dhe abat i së cilës u zgjodh Oliba.
Trashëgimia kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1973, u themelua Kolegji Abati Oliba si degë private e Universitetit të Barcelonës. Në vitin 2003, qeveria katalunase (en: Generalitat of Catalonia) pranoi shndërrimin e Kolegjit Abati Oliba në Universitetin Abati Oliba. Themeluesit e emëruan institucionin sipas Abatit Oliba sepse ata “donin ta përqafonin shpirtin e Olibas, i cili një mijë vjet më parë i vuri themelet e Katalonisë mbi bazat e kulturës romake dhe të krishterë”. [2]
Referensat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Conant, Kenneth John - Carolingian and Romanesque architecture, 800 to 1200 [1],27 April 1978, Penguin Books, p. 473
- ^ http://www.uao.es/es/conocenos/quienes-somos/por-que-estudiar-en-la-uao-1/copy_of_principios-y-mision?set_language=es
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Abbot Oliba. |