Jump to content

Përdoruesi:Fjollabeqiraj/Francesc Ferrer Guardia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Francesc Ferrer i Guàrdia
Të dhëna vetjake
U lind më10 janar 1859
Alella, Kataluni
Vdiq më13 tetor 1909
Barcelona
NënshtetësiaSpanish
Signature of Francesc Ferrer i Guàrdia

Francesc Ferrer Guardia (10 janar 1859 – 13 tetor 1909)[1] (i njohur si Frencisco Ferrer y Guardia në spanjisht dhe shpesh thjesht si Francisco Ferrer) ishte empirist dhe anarkist spanjoll.

Francesko Ferrer lindi në en:Alella (qytet i vogël afër Barclonës nga prindër katolikë. Në moshën 15 vjeçare, e dërguan të punojë në një firmë në Barcelonë. Pronari i firmës ishte kundër klerikëve, gjë që ndikoi jashtëzakonisht shumë te Ferreri. Si një përkrahës i liderit republikan spanjoll, en:Manuel Ruiz Zorrilla, Ferreri mërgohet në Paris me gruan dhe fëmijët në vitin 1885.

Mërgimi në Paris

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vitet e ’90-ta të shek. XIX ai i qëndroi besnik republikës, por pas kësaj ai bëri një kthesë drejt anarkizmit.

Në Paris ai zbuloi dëshirën e tij për mësimdhënie dhe zhvilloi një karrierë të suksesshme si krye i shkollës laike që kishte themeluar, duke fituar prestigj ndërkombëtar si mësues empirist dhe armik i obskurantizmit, e cila në atë kohë dominonte mësimin fetar në Spanjë. Në korrik të vitit 1892, ai mori pjesë në Madrid në Kongresin Empirist.

Në vitin 1893 ai u nda nga gruaja e tij, Teresa Sanmarti dhe në vitin 1899 u martua me Leopoldine Bonnard, mësuese anarkiste me të cilën udhëtoi nëpër Evropë.

Në vitin 1901 ai kthehet në Spanjë dhe hap Shkollën Moderne (Escuela Moderna) me koncepte të edukimit anarkist.

Themeli i Shkollës Moderne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
education Moderne

Në gusht të vitit 1901, pasi mori një trashëgimi të madhe një grua e vjetër pariziane të cilës po i mësonte spanjisht që nga viti 1894, ai u kthye në Barcelonë, ku u vendos dhe krijoi Shkollën Moderne, një projekt pedagogjisë liberale.

Ajo ishte një shkollë e ideologjisë racionaliste, egalitare, laike, anarkiste, jo-shtypëse dhe që nga themeluesi i saj konsiderohet natyrore. Ky projekt filloi me 30 studentë por deri në vitin 1906 pati më shumë se 30 degë të saj.

Në kontrast me të, u shkaktua një pedagogji racionale, me një trup të përzier të studentëve me ç’rast u shfuqizua sistemi tradicional i dënimit.

Rritja e Shkollës Moderne ishte vendosur në shënjestër të konservatorëve, e cila i dha atij armiqësinë e Kishës Katolike. Shumë organe zyrtare e shihnin si kërcënim këtë shkollë laike.

Sulmi kundër Mbretit Alfonso

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Arrestimi i Francesc Ferrer Guardia

Deri në vitin 1909, Shkolla Moderne u mbyll disa here dhe shumë herë ishte pre e segmenteve fetare, konservative të Barcelonës, organe këto që folën drejpërdrejt kundër shkollës. Në vitin 1906, një nga mësuesit e Shkollës Moderne, përkthyes dhe bibliotekar, en:Mateo Morral, u përfshi në bombardimin e Mbretit Alfonso. Më 31 maj 1906, ditën e dasmës, kur çifti po parakalonte përgjat rrugës kryesore të Madridit, Morrali hodhi një bombë dhe vrau 20 njerëz. Autoritetet e mbyllën shkollën. Ferrer Guardia u lirua vetëm më 1907 pasi nuk pati asnjë dëshmi bindësi për fajësinë e tij.

Në fillim të verës së vitit 1908, pasi doli nga burgu, ai shkori historinë e Shkollës Moderne. Këtë punim ai e titulloi The Origins and Ideals of the Modern School (Origjina dhe Idealet e Shkollës Moderne)[2] Ky punim u përkthy në gjuhën angleze nga en:Joseph McCabe dhe u publikua nga en:Knickerbocker Press më 1913.

Java Tragjike dhe ekzekutimi i tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkrahës i deklaratës së ligjit luftarak në vitin 1909 gjatë Javës Tragjike, ai u arrestua përsëri dhe u shpall fajtor pas një gjykimi të parregullt. Ai u pushkatua në en:Montjuich FortressBarcelonë më 13 tetor. Gjatë pushkatimit refuzoi t'ia mbyllnin sytë dhe vdiq duke thënë: "Rroftë Shkolla Moderne. Unë vdes i pafajshëm dhe i lumtur...". Në këtë mënyrë, Francisco Ferrer Guardia vdiq pa e pranuar asnjëherë fajësinë e tij.



  • L´espagnol practique (1895)
  • Enseigné par la methode Ferrer (1895)
  • Los pecados capitales (1900)
  • Cuento ateo (1900)
  • Ferrer y la Huelga General (1909)
  • Tras su muerte se publicaron las siguientes publicaciones:
  • La Escuela Moderna (1910),
  • Póstuma explicación (1910)
  • Alcance de la enseñanza racionalista (1910)
Lapidari i Ferrer Grudias

Pak pas ekzekutimit të tij, mbështetësit e shumtë të ideve të Ferrerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës formuan Shkollën Moderne apo Shkollën e Ferrerit, e modeluar sipas Escuela Moderna. Shkolla Moderne e para dhe më e shquara u formua në New York në vitin 1911 dhe më vonë u formua edhe një komunitet rreth shkollës, i quajtur Kolonia e Ferrerit dhe Shkolla Moderne.

Sot ekziston një bibliotekë me emrin e tij. [3] Në veprën Anarkizmi dhe Ese të Tjera, en:Emma Goldman e quajti Frencesc Ferrerin “rebel” dhe tha se “fryma e tij do të rritet vetëm ndaj regjimit të hekurt të vendit të tij...”. Në novelën en:Ragtimeen:E. L. Doctorow, ajo përshkruhet duke iu bërë thirrje njerëzve ta mbështesin Ferrerin.

  • BEL CARRASCO, Fundador de la Escuela Moderna: Ferrer Guardia. Maldito Histórico, Tiempo de Historia, número, 36 (1977)
  • BERGASA, F., ¿Quién mató a Ferrer i Guardia? Barcelona. Aguilar (2009)
  • BOOKCHIN, M., La Semana Trágica. Del texto Los anarquistas españoles. Numa ediciones.(2000)
  1. ^ Biografía de Francesc Ferrer i Guardia, Universidad de Huelva, 28 August 2013 http://www.uhu.es/cine.educacion/figuraspedagogia/0_ferrerguardia.htm#Biografía_de_Francesc_Ferrer_i_Guardia_
  2. ^ Punimi: http://www.kclibertaria.comyr.com/lpdf/l149.pdf.
  3. ^ http://biblioteca.ferrerguardia.org/