Jump to content

Përdoruesi:Gjon Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjon (Krasniqi) Bushati, Datëlindja 27.05.1973, Vëndlindja Mynih.

Gjon Bushati

Familja Bushati (Nikaj) është nga Fshati Lekbibaj Krahina e Tropojës, Shqipëri, prej Fshatit Lekbibaj u shperngulen ne Vitin 1892, Sokol Ndue Bushati me Grua dhe bashkë me djalin e tyre Gjonin i cili ishte ne moshën 2 vjeqare, dhe u vendosen ne Fshatin Fusharë (Nepole) afer Gllogjanit te Pejës, sot Familja Bushati është e shpërndarë në të gjithë Boten si p.sh. Fusharë, Pejë, Mynih të Gjermanisë, St.Gallen të Zvicrrës, New York te Amerikës dhe një pjesë e Familjës Bushati e cilla nuk u shperngul në at kohë, gjindet akoma ne Lekbibaj. Çka i përket Mbiëmrit Bushati dhe Krasniqi shih ma poshtë:Pak Histori mbi Fisin e Nikajve dhe 12 Fiset.

Në Gusht te vitit 2003, Vizituam une Gjoni dhe Prendi Fshatin e te pareve tanë Lekbibaj (ne Zonën Nikaj e Mertur), per herë te parë.





Fisi Nikaj: Fisi i Nikajvet, ashtu si te gjitha krahinat e tjera të Shqiperisë veriore, ka nji histori të lashtë te krijimit dhe te formimit të saj. Kështu i pari i Nikajve, stërgjyshi i tyre ështe Nikolla. Nji grup barinjesh nga Krasniqia u vëndosën në tokën e sotme ku është fisi i Nikajve. Ne krye te ketij grupi barinjesh ishte Nikolla. Ky pati nji djale. Prej ketij djali dolen disa brezni qe formuen fisin e tyne - Nikaj. Asht pikereisht kjo arsyeja qe edhe sot e kesaj dite, fisi i Nikajve nuk martohet me fisin e Krasniqes pa marre parasysh se kane kalue vite e shekuj. Pra Nikajt, rrjedhin nga familja Krasniqe. Keto pohime rrjedhin nga tradita popullore qindra vjeqare.(shih Edit Durham - Udhetim ne Shqiperine e Eperme viti 1909, fq.173 ). Nisur nga trashegemia qindra vjeqare si dhe nga studimet e kryera gjate kesaj kohe, del perfundimi se i pari i Nikajve eshte nipi i Nikolles qe quhej Nike. Mbasi u rrit, u martue dhe martesa e tij pati nji zhvillim te mbare, Nikes i lindi nji djale qe quhej Bib Nika. Biba trashigoj tre djem: Prend Biba, Lek Biba, Kol Biba. Keta vellezer trasheguan nji zhvillim te mbare dhe te gjithanshem. Mbi bazen e trashegimise se tyne linden dhe u zhvilluan shume fshatra si ne kohe edhe ne hapesire, me lidhje te ngushte gjaku e te gjinise. Fsahtrat qe u trasheguan nga keta vellezer jane:

Curraj i Eperme, Curraj i Poshtem, Lekbibaj, Gjonpepaj dhe Peraj. Qdo fshat ka vllaznit e saj brenda per brenda si:

Curraj i Eperme permbahet prej vllaznive Prebibaj, Nikbibaj, Lokaj, Ndrevataj dhe Mrishaj.

Curraj Poshtem prej Ndrekperaj, Xhivanaj, Palnikaj.

Lekbibaj perbahet nga vllaznit Paplekaj, Meshaj, Peci, Reasaj, Susaj, Bushati

Peraj nga vllaznit Perpalaj, Gjonpalaj, Marticamaj, Pervataj, Neqaj.

Gjonpepaj ka vllaznit, Ndrepepaj, Ulndreaj, Gjonaj, Gjeloshaj, Gjeloshgjokaj, Dedaj, Niklekaj.


I gjithe trungu gjeneologjik i te parit te Nikajve shkon nga nji deri ne pesembedhjete breza qe perfshin nje periudhe kohe prej 480 vjet. Kjo kohe eshte e barabarte me kohen kur bariu nga Krasniqia erdh e u vendos ketu prej ku lindi edhe fisi i Nikajve. Kriteri baze qe verteton se fisi i Nikajve eshte nji vlla i vetem, se te gjitha vllaznit e tij jane te nji gjaku e te nji gjinie eshte breznia e tyre. Lidhja e ketyre vllaznive me breznit e tyre qe u trasheguen nder vite e shekuj. ...Paraqitja e vllaznive dhe e fshatravet sipas breznive te tyne qe u trasheguan ne vite e shekuj, jo vetem qe eshte kriteri baze per te percakturar dhe vertetue prejardhjen e nji fisi apo te nji krahine, por edhe lidhja e gjakut dhe gjinis. Takimi i gjithe brezavet te vllaznive qe perbajne fisin e Nikajve, ne nji pike te vetme, tregon se fisi i Nikajve eshte nji vlla dhe megjithese kane kalue mbi kater shekuj njeri pas tjetrit, jo etem qe nuk lidhin krushqi por ruajne mardhenie vellazerore. Vjetersia e vllaznive dhe brezave te tyre vertetojne ne menyre shkencore se fisi i Nikajve edhte krijuar afersisht ne shekullin e XV ose aty nga mesi i vitit 1600. Kjo tregon se fisi i Nikajve eshte nder fiset ma te vjetra ne Shqiperine veriore.


12.Fiset



















 www.GjonBushati.de
 Nepole(Fushara)
 Krahina Krasniqe
 Email: GjonBushati@web.de