Jump to content

Nepola

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nepole (Fushare))
Nepolë
Krasniq
Fshat

Nepolë është një vendbanim në komunën e Pejës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Fusharë dhe Krasniq.

Fshati ndodhet në Luginën e Baranit të Kosovës, kufizohet me fshatrat si Çeskova, Jabllanica, Këpuz, Kralan dhe Gllogjani. Nepola është fshati i fundit i Komunës së Pejës i cili kufizohet me Komunat e Gjakovës dhe Klinës.

Në fshatin Nepolë të gjithë banorët kanë mbiemrin Krasniqi dhe janë të ndarë në dy vëllazëri në Nikaj dhe Curraj, që kanë Origjinën nga Zona Nikaj e Mertur (kryesisht prej Fshatit Lekbibaj, si p. sh. Familja Bushati) në Tropojë të Shqipërisë.

Në Gllogjan është Kisha e Shën Ndout, famullia përbahet prej tri fshatrave: Gllogjan, Nepolë dhe Llugaxhi.

Nepola ka një shkollë fillore katër vjeçare e cila mban emrin e Migjenit (shih Migjeni). Shkolla u hap me 1975

Në Nepolë gjer në fillim të shekullit të 20 banoret e këtij fshati ishin të fisit Gash. Si dëshmi një vend kalim në lumin e Deçanit (Bistrica e Deçanit) i cili rrjedh përbri fshatit quhet edhe sot e tutje "Vau i Gashit".

Këta u larguan me iniciativën e Haxhi Zekes (i cili është poashtu i fisit Krasniqi), e solli fisin e Krasniqit në këtë fshat me qellim që të ketë përkrahje në lufte kundër pushtuesit turk.

Kushërirat e parë të Krasniqës nga Nepolë jetojnë në Fshatin Strellcë dhe Lloqan të Komunës së Deçanit dhe në Turjak e Vranoc të Komunës së Pejës.

Nga ky fshat si dhe nga të gjitha fshatrat e Kosovës kanë ikur shumë banor duke kërkuar një jetë më të mirë në perëndim.

Shumica e tyre jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri e shumë vende të Evropës e gjer në Amerikë.

Nipi më i njohuri i Nepolës është Ndue Perlleshi i cili pas luftës së dyte botërore luftoj më shumë shoke të ti nga Lugu i Drinit kundër Sistemit Jugosllav.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]