Kërceni tek përmbajtja

Vitomirica

Koordinatat: 42°40′55″N 20°19′02″E / 42.681936°N 20.317291°E / 42.681936; 20.317291
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arbneshi
Vitomirica
Qytezë
Map
Koordinatat: 42°40′55″N 20°19′02″E / 42.681936°N 20.317291°E / 42.681936; 20.317291
Location Kosovo
DistrictPejë
MunicipalityPejë
Sipërfaqja
 • Total
21,2 km2 (82 sq mi)
 • Water0 km2 (0 sq mi)  0%
Popullsia
 • Total
15.000
 • Dendësia71/km2 (180/sq mi)
Emërtimi i banorëveVitomiricas/e
Zona kohore
CETUTC+1
 • Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Postal code
30090
Area code+383 (04)
European03-111-AA

Vitomirica (pas 1999, zyrtarisht Arbëneshi) është një qytet në perëndim të Kosovës, në kufi me Komunën e Pejës. Gjendet në rrethin e Pejës. Arbneshi (Vitomirica) ka mbi 15.000 banorë dhe me sipërfaqe mbi 21.2 km katror.

Arbneshi (Vitomirica) nuk ishte një vend shumë i banuar deri në ndarjen e trojeve shqiptare në vitin 1913 në Konferencën e Londrës kur Kosova iu dha Serbisë dhe Malit të Zi. Pastaj Serbia dhe Mali i Zi ndanë zonat e pushtimit ku Mali i Zi mori zonën në perëndim të Drinit të Bardhë dhe Serbia pjesën në lindje të këtij lumi. Pastaj Mali i Zi dhe Serbia sollën masa të mëdha njerëzish nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja duke premtuar kushte të mira jetese dhe në këtë mënyrë populluan zonën e cila më parë ishte e populluar me shqiptarë. Pas ardhjes së njerëzve në këtë zonë nga vende të ndryshme sllave, shqiptarëve iu mohua çdo e drejtë, qoftë edhe ajo e arsimimit në gjuhën e tyre. Qyteti më parë quhej Vitomirica në gjuhën serbe, por pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin 2008 u quajt Arbnesh për nder të popullit shqiptar në Itali (Arbëreshet).

Arbneshi nuk shquhet për stilin e tij unik të ndërtesave. Ndërtesa më e lartë në këtë qytet është Spometnik i Luftës së Dytë Botërore. Arbneshi ka edhe ish-qendrën e kulturës e cila ka shërbyer si qendër sportive, kinema, teatër dhe bibliotekë deri në vitin 2022 kur u inaugurua objekti i ri.Arbneshi ka një arkitekturë shumë moderne të shtëpive sepse shtëpitë e stilit të vjetër janë shkatërruar dhe djegur gjatë lufta e forcave terroriste serbe. Këto shtëpi janë të ndërtuara në rrugë të ndryshme të cilat janë të grupuara në rajone për shembull Rajoni i 1-rë, Rajoni i 2-të, Rajoni i 3-të etj.

Arbneshi njihet edhe për stadiumin e tij i cili ndodhet në qendër të Arbneshit dhe është stadiumi vendas i FC Beharit, kapaciteti i tij është +1000 dhe ka një restorant shumë të bukur nga ku është një këndvështrim i mrekullueshëm për ndeshjet e zhvilluara në këtë stadiumi.

Arbneshi ka më shumë se 15 stacione të autobusëve në rrugë transit nga Peja në Istog ose anasjelltas. Arbnesh nuk ka stacion treni por qarkullojnë taksi dhe uber.

Arbneshi ka një Kopsht i cili është duke u ndërtuar së fundmi.

Arbneshi ka qendrën e kulturës me teatër, zyra, salla sporti, kinema etj.

Arbneshi ka një stacion policor që ndihmon në komunitet.

Arbneshi ka një shkollë fillore të quajtur “7 Shtatori” e cila është rinovuar së fundmi dhe është një nga shkollat ​​më moderne në rajon. Aty vijohën mësimet në dy gjuhë, Shqip dhe Boshnjakisht.

Arbneshi ka një zyrë të gjendjes civile e cila shërben për nevojat e komunitetit.

Arbneshi ka institucionin e tij shëndetësor i cili ka qenë gjithmonë aty për të ndihmuar jo vetëm arbneshasit por edhe banorët e Ozdrimit, Novosellës, Dubovës, Dobrushës, Katundit të Ri etj.

Arbneshi ka një park në qendër i cili është një nga më të frekuentuarit nga familjet dhe fëmijët.Arbneshi ka edhe një park pranë qendrës shëndetësore ku njerëzit gjejnë qetësinë e duhur për t'u çlodhur.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]