Përdoruesi:Liridon/Statuti i WALUG (DRAFT)
Aktualisht kjo faqe është një draft. Më shumë informata që kanë të bëjnë me këtë mund të jenë në dispozicion në faqen e diskutimit. |
Kapitulli I - Dispozita të përgjithshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neni 1. Wikimedians of Albanian Language User Group është krijuar nga përdoruesit shqiptarë të projekteve të Wikimedias.
Neni 2. Misionet e Grupit janë:
- Krijimi dhe fuqizimi i strukturave, të cilat nëpërmjet koordinimit strategjik, do ndihmojnë në rritjen e cilësi dhe sasi të Wikipedias Shqip (ndoshta "projekteve të Wikimedias në gjuhën shqipe").
- Rritja e komunitetit shqiptar në projektet e Wikimedias
- Bashkëpunimi me organizatat dhe projektet përkatëse që mbështesin objektivat e Fondacionit Wikimedia.
Kapitulli II - Anëtarësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neni 3. Anëtarësia e Grupit kategorizohet në dy lloje: anëtarë të thjeshtë dhe anëtarë të rregullt.
Neni 4. Anëtarësia nuk është e domosdoshme për të marrë pjesë në aktivitetet publike apo ngjarje të veçanta të Grupit.
Neni 5. Të gjithë personat të cilët mbështesin qëllimin e Grupit kanë të drejtë për anëtarësim, dhe askujt nuk mund ti mohohet anëtarësim përveç kur Bordi Udhëheqës, ose një komitet i caktuar nga Bordi Udhëheqës, ka vendosur për një përjashtim të tillë. Çdo personi që i është mohuar anëtarësimi, pas një vendimi të tillë, ka të drejtë të ankohet tek Kryetari i Bordit Udhëheqës.
- Mosha minimale e aplikimit për anëtar të thjeshtë është 16 vjet, dhe është e domosdoshme një llogari në ndonjë nga projektet e Wikimedias. Çdo person që plotëson kushtet, pas plotësimit të aplikimit, të miratuar nga dy anëtarë të rregullt dhe duke njoftuar Bordin Udhëheqës, mund të njihet si një anëtar i thjeshtë i Grupit.
- Mosha minimale e aplikimit për anëtar të rregullt është 18 vjet, një llogari që ka të paktën, dhe është e domosdoshme një llogari me të paktën 300 redaktime dhe 6 muaj aktivitet në ndonjë nga projektet e Wikimedias. Personi duhet të jetë anëtar i thjeshtë në Grup për më shumë se 3 muaj, dhe është i gatshëm të për të kontribuar vullnetarisht në projektet dhe organizimet e Grupit. Çdo person që plotëson kushtet, pas plotësimit të aplikimit, i rekomanduar nga ndonjë nga anëtarët e rregullt, dhe i miratuar nga Bordi Udhëheqës, mund të njihet si një anëtar i rregullt i Grupit.
- Një anëtar i rregullt duhet të marrë pjesë të paktën një herë brenda vitit në aktivitetet e Grupit.
- Një anëtar i rregullt duhet të marrë pjesë në diskutimet dhe miratimin e planit vjetor, raportet, buxhetin, dhe auditimin përfundimtar.
- Anëtari i cili nuk plotëson dy kriteret e mësipërme do të humb anëtarësinë e rregullt dhe automatikisht bëhet anëtar i thjeshtë.a
Neni 6. Të gjithë anëtarët mund të largohen nga Grupi, thjesht duke bërë një njoftim në faqen e diskutimit ose në mailing-listën të Grupit.
Kapitulli III - Financimi[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kapitulli IV - Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neni 7. User Grupi ka Mbledhjen e Përgjithshme të Anëtarëve të Rregullt, dhe Bordit Udhëheqës.
Neni 8. User Grupi duhet të zgjedhë 3[2] udhëheqës nga Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve të Rregullt, që të formojë Bordin Udhëheqës. Çdo drejtues do të shërbejë një mandat dy-vjeçar dhe ka të drejtë të ri-zgjidhet dhe ri-emërohet. Kryetari i Bordit Udhëheqës nuk duhet të emërohet më shumë se një herë.
- Bordi Udhëheqës do të zgjedhë një kryetar, i cili do të jetë përgjegjës për komunikim me Fondacionin e Wikimedias, dhe do të përfaqësojë User Grupin në aktivitete jashtë User Grupit.
- Funksionet dhe kompetencat e Bordit Udhëheqës (përveç atyre të listuara në nenet e statutit) janë si më poshtë:
- Të thërrasë Mbledhje të Përgjithshme të Anëtarëve të Rregullt.
- Të vendosë për raportin, buxhetin dhe auditimin përfundimtar të çdo projekti.
- Të nominojë menaxherin e projektit.
- Të mbajë komunikim me Fondacionin e Wikimedias.
Neni 9. Një udhëheqës do të shkarkohet nga pozita e tij/saj në bord në rastet kur:
- Humb anëtarësinë në User Grup.
- Jep dorëheqje nga pozita dhe miratohet nga Bordi i Udhëheqësve.
- Pezullohet për më shumë se 6 muaj.
- Shkarkohet.
Neni 10. Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve të Rregullt
- 1. Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të rregullt do të mbahet për situatat në vijim.
- Thirret nga kryetari i Bordit Udhëheqës
- Kërkohet nga pakica e Anëtarëve të Rregullt (20%)
- 2. Kryetari i Bordit Udhëheqës do të jetë udhëheqës i Mbledhjes së Përgjithshme të Anëtarëve të Rregullt, përveç në rastet kur ndodh që:
- Nëse kryetari nuk arrin ose refuzon të marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme, Bordi Udhëheqës duhet të nominojë një kryetar të përkohshëm.
- 3. Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve të Rregullt do të jetë e pavlefshme, nëse:
- Të gjithë anëtarët e Bordit Udhëheqës nuk arrijnë ose refuzojnë të marrin pjesë në takim.
- Më shumë se 50% e Anëtarëve të Rregullt nuk arrijnë ose refuzojnë të marrë pjesë në takim (duke përjashtuar ata që kanë njoftuar për mospjesëmarrjen e tyre para takimit.)
Neni 11. Të gjitha pozicionet dhe anëtarët punojnë vullnetarisht për User Grupin. User Grupi nuk do të paguajnë asnjë anëtar.
Kapitulli V - Aneksi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neni 12. Çdo ndryshim ose amendament i këtij statuti kërkon një shumicë absolute (2/3) e anëtarëve, dhe e miratuar nga Bordi Udhëheqës me shumicë të thjeshtë (1/2).
Neni 13. Ky statut është miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve të Rregullt më ______.