Jump to content

Përdoruesi:Ritamaliqi/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
ilustrim

Hatmone Haradinaj-Demiri (e lindur më 1960, në Gllogjan të Komunës së Deçanit) njihet për shkak të veprimtarisë së saj politike për çka edhe u arrestua në mars të vitit 1982.

Shkollën fillore e përfundoi në fshatin Irzniq. Diplomoi në vitin 1987 në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik.

Gjatë viteve të 90-ta, ajo ishte e angazhuar në Forumin e Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërsa në vitin 2000 filloi punën si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Aktualisht ligjëron në Shkollën e Mesme të Shkencave Sociale Ahmet Gashi në Prishtinë.[1]

Historia familjare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I pari i familjes Xhemajl Haradini mbeti i vrarë në kullën e Abdullah Pashë Maxharrit në Gjakovë, në mbrojtje të Gjakovës. Një familjar tjetër, Ramush Haradinaj humbi jetën në Luftën e Dytë Botërore, eshtrat e tij gjenden në Beograd edhe sot e kësaj dite. Poashtu, një numër i madh i të afërmve morën pjesë në luftën e fundit në Kosovë.[1]

Aktivizmi në vitin 1981

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkë me nxënës të tjerë nuk mund të qëndronin të heshtur ndaj ngjarjeve të asaj kohe dhe me vetiniciativë shkruanin parulla ("Kosova Republikë"), lëshonin e dëgjonin këngë patriotike. Më pas, më 11 mars ndodhi diçka e papritur për ta. Forcat hynë në konvikte dhe u zhvillua një demonstratë me gaz lotsjellës. Ishte ky moment që i bashkoi shumë njerëz për të njëjtat arsye.

  1. ^ a b Xhafa Mripa, Alketa (2021). Vepra e saj (në english). Dukagjini. ISBN 9789951053754.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)