Përdoruesi:Sherif miftaraj
Ekonomia e qarkut të Kukësit
Një ekonomi në zhvillim që ka disa degë të saj si: bujqësia, blegtoria, peshkimi, turizmi, hidrocentralet, transporti etj. Ekonomia e Kukësit ka një shtrirje ekstensive. Qarku i Kukësit është i përbërë nga tre Rrethe të cilët janë: Rrethi i Kukësit, Rrethi Hasit, dhe Rrethi i Tropojës. Ekonomia e rajonit ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Ka shumë pak subjekte të mëdha private në rajon. Shumica e bizneseve kanë më pak se 7 punonjës pjesa më e madhe e të cilave drejtohen nga një person ose janë biznese familjare. Sektorët ekonomike prioritarë dhe me potencial të rëndësishëm zhvillimi, rritje e konomike dhe punësimi janë: turizmi, sektori minerar dhe bimët medicinale. Rajoni ka asete të mjaftueshme për të tërhequr turistët, veçanërisht burimet natyrore të maleve, kullotat alpine, luginat e thella si dhe liqenet dhe lumenjtë. Për sa i përket performancës ekonomike, Kukësi është konsideruar gjithmonë si një ndër rajonet më të varfëra të vendit[1]. Përllogaritja e Bankës Botërore(PBB) e llogaritur është 1753 Euro për frymë në vit ndërkohë që PBB e vendit është 2469 Euro. Megjithatë këto vlera mund të jenë të nënvlerësuara nëse marrim parasysh efektin e shpopullimit. Gjatë tetë viteve të fundit ekonomia ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Që nga 2002, pjesa që zë vlera e shtuar bruto e bujqësisë dhe tregtisë me shumicë e pakicë kanë rënë përkatësisht me -14% dhe -15% ndërkohë që industria, ndërtimi dhe shërbime të tjera janë rritur respektivisht me 63%, 44% dhe 15%.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qarku i Kukësit ka pasur një ekonomi në tranzicion të vazhdueshëm për shkak të kalimit nga ekonomi e centralizuar në ekonomi e tregut të lirë,duke sjellë luhatje të saj në qëndrueshmëri.Faktorë tjetër që ka ndikuar në ekonomi është migrimi i banorëve nga zonat më të larta në ato më të ulëta duke kaluar nga shfrytëzimi i një lloj ekonomie në një tjetër ku ekonomia bujqësore dhe blegtorale është zëvendësuar me atë të ndërtimit dhe tregtisë.
Bujqësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bujqësia në qarkun e Kukësit është një ndër fushat që siguron një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave të banorve të zonës. Bujqësia bazohet kryesisht në kultivimin e drithërave të bukës si: misri, thekra, tërshëra, elbi, gruri etj. Qarku i Kukësit shquhet për prodhimin e patateve. Në këtë zonë ka një shfrytëzim të bimëve medicinale që siguron një sasi të ardhurash për banorët e zonës. Në këtë qark favorizuese për rritjen e këtyre bimëve është klima dhe pozicioni gjeografik i zonës.
- Pemtaria e qarkut Kukës 2013. [2]
Nr | Emërtimi | Ha |
1 | Sip toke bujqësore gjithsej | 25221 |
2 | Aftësia ujitse | 11879 |
3 | Potenciale | 11413 |
4 | Aktuale | 8130 |
5 | Faktike | 5574 |
Nr | Emërtimi | Numër |
1 | Traktor me rrota | 274 |
2 | Minitarktorë | 199 |
3 | Makinë mbjellse | 175 |
4 | Motokorrse | 66 |
5 | Autokombanja | 22 |
6 | Traktor me zinxhirë | 12 |
7 | Freza | 116 |
Shuma | 864 |
Emërtimi | Sipërf Ha | Rend Kv/Ha | Prodhimi në tonë(Kulture e I) | Prodhimi në tonë(I+II+Bashkë- shoqëruese) |
Drithëra buke gjith kult.I-re | 5076 | 44 | 22276 | 22276 |
1.Grurë | 1325 | 39 | 5174 | 5174 |
2.Misër | 2949 | 51 | 15212 | 15212 |
3.Thekër | 532 | 23 | 1214 | 1214 |
4.Elb | 2 | 30 | 6 | 6 |
5.Tagjira | 268 | 25 | 670 | 670 |
Perime gjithsej | 590 | 200 | 11760 | 14891 |
Perime fushe | 589.1 | 197 | 11618 | 14749 |
1.Perime të njoma | 417.6 | 212 | 8867 | 11998 |
2.Perime të thata | 143.5 | 140 | 2056 | 2056 |
3.Bostane | 28 | 250 | 695 | 695 |
Serra | 0.9 | 1600 | 142 | 142 |
Patate | 614 | 222 | 13600 | 13600 |
Fasule direkte | 158 | 14 | 229 | 896 |
Nga kjo: Pllaqi | ||||
Fasule bashkshoqëruse | 1906 | 3.5 | 667 | 667 |
Kultura industriale gjithsej | 5.5 | 10 | 5.5 | 5.5 |
1.Duhan | 5.5 | 10 | 5.5 | 5.5 |
2.Luledielli | ||||
3.Panxharsheqeri | ||||
4.Sojë | ||||
Bimë Medicionale | 68 | 41 | 281 | 281 |
Foragjere të njoma | 6107 | 155 | 94574 | 100357 |
Jonxhë gjithsej | 2543 | 218 | 55642 | 55642 |
Nga kjo:-Jonxhë e re | 222 | 60 | 1353 | 1353 |
Misër foragjer | 117 | 180 | 2112 | 3170 |
Hasëll | 96 | 160 | 1544 | 1544 |
Të tjera | 3351 | 105 | 35276 | 35276 |
Foragjere nga toka djer,kullota | X | X | X | 4725 |
Sipërfaqja gjithsej e mbjellë | 12618.5 | X | X | X |
Blegtoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Blegtoria gjithashtu është një fushë që zë një përqindje të të ardhurave të qarkut. Blegtoria është e fokusuar në mbarështimin e lopëve, gjedhëve(dele, dhi), bletëve etj. Këto përbëjnë të ardhurave bazë fitimprurëse, sigurimin e bazës ushqimore si : mishin, bulmetin, mjaltin, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i ekonomisë. Shpërndarja e mbarështimit ndahet në bazë të zonave dhe shtrirjes gjeografike ku zonat e ulëta dhe të mesme merren me mbarështimin e deleve, lopëve, kuajve, ndërsa zonat e larta merren me mbarështimin e deleve dhe dhive.
NR | Emërtimi | Gjithsej(krerë) | Gjithsej në Komplekse | Gjithsej në komplekse(Krerë) |
1 | Gjedhë Gjithsej | 41087 | ||
Lopë mbi 2 vjeç | 29208 | |||
2 | Të leshta | 73218 | ||
_ | Dele plleja | 57400 | ||
3 | Të dhirta | 33170 | ||
_ | Dhi plleja | 26357 | ||
4 | Derra | 1700 | ||
_ | Dosa | 241 | ||
5 | Njëthundrak | 4510 | ||
_ | Kuaj | 2657 | ||
_ | Nga këto: Pela | 479 | ||
_ | Mushka | 695 | ||
_ | Gomerë | 1158 | ||
6 | Shpendë gjithesej | 118733 | 10000 | |
_ | Shpendë fushe | 117403 | ||
_ | Nga këto : Pula | 100180 | ||
_ | Shpendë uji | |||
_ | Shpendë deti | 1330 | ||
7 | Bletë (koshere) | 19879 |
Nr | Emërtimi | Gjithsej Nr. Krerë | Gjithsej-Rendimenti Kg/krerë | Prodhimi në ton |
1 | Qumësht Gjithsej | X | X | 58440.6 |
_ | Lopë | 28960 | 1795.0 | 51955.5 |
_ | Dele | 57203 | 65.0 | 3759.5 |
_ | Dhije | 24838 | 109.0 | 2725.6 |
2 | Mish Gjithsej | X | X | 7672 |
_ | Gjedhi | 22916 | 222.0 | 5078 |
_ | Dele | 50250 | 33.0 | 1677 |
_ | Dhije | 21800 | 29.0 | 625 |
_ | Derri | 1330 | 120.0 | 160 |
_ | Shpendi | 89915 | 1.5 | 132 |
3 | Lesh gjithsej | X | X | 135 |
_ | Dele | |||
_ | Dhije | |||
4 | Vezë (000/kokra) | 100146 | 138.0 | 13863 |
5 | Mjaltë | 19811 | 13.0 | 257 |
Tregtia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tregtia kohët e fundit në qarkun e kukësit ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm dhe me ndikim në ekonominë e qarkut, duke njohur progres në shkëmbimin e mallrave ku përmendim import, eksport. Favorizuar nga pozicioni gjeografik si vend kufitar me Kosovën, tregtia ka qenë një fushë që është lëvruar më së shumti në marrëdhëniet mes dy vendeve. Përmendim shkëmbimin e mallrave bujqësore, blegtorale, tekstile, industriale.
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Turizmi në Qarkun e Kukësit është një degë e lënë pas dore por vitet e fundit ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm ku pikat më turistike janë: Lugina e Valbonës në Tropojë , zona e Shishtavecit, malet(Gjallica, Pashtriku), grykat dhe bjeshkët. Zhillimi i turizmit ecën me ritmin e zhvillimit të infrastrukturës, por mjaft e favorshme për zhvillimin e turizmit janë sporti i skive në stinën e dimrit, alpinizmi favorizuar nga terreni malor. Turizmi është një degë e cila po merr zhvillimin e munguar dhe po ndikon në rritjen ekonomike të banorëve të zonave, ku përfshihet zhvillimi i hotelerisë, bar-restoranteve dhe shtëpive të pushimit në zonë.
Peshkimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Peshkimi është një fushë jo e zhvilluar e ekonomisë së rajonit pasi resurset uroje janë më të pakta dhe kanë shumë pak lloje peshqish dhe ndikimi i saj në ekonomi është i vogël. Peshkimi kryhet me anë të varkave të vogla të peshkimit.Zonat që merren më së shumti me peshkimin janë ato zona të cilat janë të favorizuara nga pozicioni pranë lumenjve si Drini dhe pranë liqeneve.
Hirdrocentralet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Terreni i Qarkut të Kukësit është shumë i pasur me resurse ujore të rrjedhshme që favorizojnë ndërtimin e mjaft hidrocentraleve në këtë zonë. Ndërtimi i hidrocentraleve i ka dhënë një zhvillim të madh këtij rajoni me punësimin e shumë banorëve. Numri i hidrocentraleve në këtë zonë është në rritje nga viti në vit, duke dhënë një shtysë në ekonominë e qarkut dhe një arsye më tepër për zhvillimin e infrastrukturës së këtyre zonave.
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Transporti në Qarkun e Kukësit është i ndarë në transport tokësor dhe ujor. Transoprti tokësor është më i zhvilluari në këtë zonë pasi dhe infrastuktura rrugore është më e zhvilluar. Transporti nga fshatrat drejt qytetit bëhet nëpërmjet fugonave dhe makina të vogla personale. Në brendësi të qyteteve lëvizet në këmbë ose me makina private nga banorët. Transporti ujor është shumë i vogël ku ka vetëm një linjë nga qyteti i Kukësit drejt Fierzës. Vitet e fundit është ndërtuar dhe aeroporti i Kukësit por akoma nuk është funksional.
Industria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qarku i Kukësit është një zonë e pasur me minerale si bakri, uraniumi, kromi, nikeli etj. Në vitet e komunizmit më të përqendruara kanë qenë uzinat e përpunimit të bakrit, por me rënien e komunizmit shumë miniera u prishën dhe rikthimi funksional i tyre është i vështirë. Sot këto minerale nuk nxirren dhe përpunohen nga shteti SHqiptar,një pjesë e këtyre janë dhënë me konçesion firmave të huaja.
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.kqk.gov.al/sites/default/files/publikime/121002_strategjia_e_zhvillimit_rajonal_kukes_0.pdf
- ^ Keshilli i Qarkut Kukes, qasur 28 mars 2015
- ^ https://q1.kqk.gov.al:10107/kqkstatistika/Default.aspx?s=4_16 këshilli i qarkut Kukës, qasur 28 mars 2015
- ^ https://q1.kqk.gov.al:10107/kqkstatistika/Default.aspx?s=4_17 Këshilli i Qakut Kukës, qasur 28 mars 2015
- ^ https://q1.kqk.gov.al:10107/kqkstatistika/Default.aspx?s=4_19 këshilli i qarkut Kukës, qasur 28 mars 2015
- ^ https://q1.kqk.gov.al:10107/kqkstatistika/Default.aspx?s=4_2 këshilli i qarkut Kukës, qasur 28 mars 2015
- ^ https://q1.kqk.gov.al:10107/kqkstatistika/Default.aspx?s=4_2 këshilli i qarkut Kukës, qasur 28 mars 2015