Jump to content

Përdoruesi diskutim:37.26.97.88

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 37.26.97.88. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Redaktimet në lidhje me popullin e kulturën serbe

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje!

Unë jam një administrator. Disa prej redaktimeve të tua paraqiten me një frymë që bie ndesh me parimet e përgjithshme të bashkëpunimit në Wikipedia, qoftë ajo shqip apo në gjuhë të tjera. Në artikullin Forca e Sigurisë së Kosovës keni larguar emërtimin serb nga artikulli ndërsa në artikullin Masakra ndaj serbëve në vitin 1901, keni larguar përmbajtje nga artikulli pa vendosur shpjegime të hollësishme për atë veprim.

Në pamje të parë mund të duket se emërtimi serb s'ka shumë arsye pse të vendoset te artikulli shqip për këtë entitet (FSK) pasi bëhet fjalë për një institucion shqiptar. Ama, nëse shkohet te faqja zyrtare e institucionit në fjalë FSK do të vini re se gjuha serbe është një nga mundësitë në të cilët mund të paraqitet përmbajtja e faqes, së bashku me shqipen e anglishten (shikoni te butoni GJUHA). Gjithashtu mund të shihet se artikulli Masakra ndaj serbëve në vitin 1901 nuk ekziston në shumë gjuhë (4 të tilla aktualisht duke përfshirë atë shqipen) megjithatë ai nuk është tërësisht i pambështetur në referime. Përballur me kushte të tilla, çfarë duhet bërë është që të diskutohet në faqet përkatëse të diskutimit duke përdorur burime të ndryshme (akademike, etj.) për të përcaktuar fatin në lidhje me përmbajtjen e tyre. Rikthimi i vazhdueshëm i informacionit pa dhënë shpjegime nuk garanton vendosjen e tij dhe shpeshherë mund të shpjerë në bllokime të llogarisë/IP-së që i bën këto ndryshime.

Shpresoj në gjetjen e një mirëkuptimi. Puna e mbarë! - Klein Muçi (diskutimet) 3 janar 2023 14:44 (CET)[përgjigjuni]