Jump to content

Përdoruesi diskutim:Dr.Nijazi Halili

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Dr.Nijazi Halili. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Dr.Nijazi Halili, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! Liridon (diskutimet) 22 prill 2017 20:30 (CEST)[përgjigjuni]

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!



Dilemat Ekonomike dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor NGA: DR.NIJAZI HALILI MË: 4 SHKURT 2017 NË ORA: 13:18

Nijazi Halili Grindjet e vjetra, disa nga Mesjeta e tutje, disa para dhe pas Luftërave Ballkanike dhe tërheqja e Perandorisë Osmane nga rajoni, papritur janë ringjallur nga një bandë e liderëve të papërgjegjshëm kombëtar të shteteve të sapoformuara në Ballkan. Pas një çerek milioni të vdekur dhe të çekuilibrit të mëtejshëm ekonomik zona ende nuk mund të arrijë shkallën e zhvillimit të kohës së paraluftës, përkatësisht të vitit 1989. Është tronditëse për të mësuar se 25 vjet pas pavarësisë së ish republikave jugosllave nuk mund të arrijnë produktivitetin dhe të ulin shkallën e papunësisë, sikur atëherë kur ishin të bashkuar në një shtet kombëtar.

Gjëja kurioze është se edhe Sllovenia që ishte e para që do të shkëputet dhe e para që hyri në Bashkimin Evropian nuk mund të arrijë performancën e ekonomisë së saj si kur ishte pjesë e Jugosllavisë, siç thotë Branko Milanovic (2015). Në vitin 2014, GDP reale në Ballkanin Perëndimor ishte gati 10% nën nivelin e atij të vitit 1989, ndërsa ajo ishte gati 60% më e lartë se mesatarja e vendeve që u bashkuan me BE në vitet 2004-07.

GDP për kokë banori në Ballkanin Perëndimor ishte vetëm 27% e nivelit mesatar të 15 vendeve të BE, dhe afërsisht sa gjysma e nivelit mesatar të aderuarave në BE në vitet 2004-07.

Grafikisht, kjo duket kështu:

GDP reale për kokë banori qartë tregon pabarazinë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës

Milanoviq veçon tri faza të rrënies dhe rritjes graduale në GDP në rajon:

Tranzicioni në Ballkanin Perëndimor ka pasur tri faza. Dekada e humbur e viteve 1990 u karakterizua nga luftëra, sanksione ndërkombëtare, reforma të ngadalta ose jo- ekzistente ekonomike dhe politike, tregje të humbura dhe rënie të mprehtë të prodhimit. Midis viteve 1989 dhe 1994, GDP reale në Ballkanin Perëndimor ra për gati 60%; deri në vitin 2000 ajo ishte ende më shumë se 40% nën nivelin e tij të vitit 1989.

Faza e dytë u zhvillua nga viti 2000 dhe deri në krizën 2008. GDP filloi të përmirësohet, edhe pse ritmi i rritjes nuk ka qenë shumë më i shpejtë se i atyre që iu bashkuan BE-së gjatë kësaj periudhe, 2004-7.

Për më tepër, është përmirësuar performanca në periudhën 2001-8, bazuar në një model të paqëndrueshëm të rritjes së konsumit të lidhur me rritjen e shpejtë të kredisë, zgjerimin e deficiteve të llogarisë aktuale dhe duke rritur borxhet private.

Cili është problemi kryesor i cili pengoi këto vende për të zënë ekonomitë tjera në tranzicion në Evropë (dukshëm i atyre nga ish-blloku sovjetik, si Hungaria, Bullgaria, Rumania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia)? Arsyeja është e qartë, konflikti që jo vetëm shkatërroi popullsinë dhe infrastrukturën, por ka vënë në plan të parë ideologjinë e izolimit dhe të urrejtjes në vend të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.

Kjo ishte e komplikuar edhe më tej me nevojën për të transformuar ligje dhe sistemin ekonomik nga organizata e vjetër socialiste në ekonominë e re të tregut. Procesi i dhimbshëm i privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore la miliona në rrugë. Papunësia u rrit në nivel të paparë: Maqedonia për shembull, në vitin 2006 kishte 38% papunësi dhe ishte dhe ende është lider në Evropë. Sistemi bankar ka pësuar ndryshim serioz, rezultat i të cilit ishte rrënja e përkrahjes të të gjitha vendeve nga institucionet financiare si FMN dhe Banka Botërore. Në retrospektivë, pjesa më e madhe e fondeve janë përdorur për qëllime jo-produktive që nuk i japin rast industrisë tashmë të brishtë në rajon për të shëruar dhe të jenë konkurruese në tregun botëror. Mungesa e aftësive në mesin e popullatës së Ballkanit Perëndimor prodhoi një ushtri të papunë që nuk mund të shfrytëzohen si duhet pasi që ekonomitë e nevojshme kërkojnë forcë pune të kualifikuar. Dihet se popullsia e disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor (sidomos Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni) kryesisht varen nga remitancat që ata marrin nga të afërmit e tyre duke punuar në Zvicër, Gjermani, SHBA, Australi dhe disa vende të tjera ku ka një komunitet të konsiderueshëm të shqiptarëve, maqedonasve dhe boshnjakëve.

Disa qytete si Kumanova, nga Maqedonia, në një kohë kishte 10.000 njerëz që punonin për kompanitë amerikane si Kellog Brown & Root ose DynCorp në Afganistan dhe Irak. Si rezultat ata fituan më shumë se një miliardë dollar në periudhën nga viti 1998 deri më sot. Ndodhi situatë e pazakontë: zyrtarisht Kumanova kishte nivelin më të madh të papunësisë në Maqedoni (nëse marrim parasysh se Maqedonia është lider, atëherë Kumanova është qyteti me shkallën më të madhe të papunësisë në Evropë), por në anën tjetër popullsia masivisht ka blerë makina, banesa dhe shtëpi në një shkallë të paparë për të gjithë rajonin.

E njëjta gjë vlen edhe për rajonet në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni që tradicionalisht kanë numër të madh të popullsisë emigruar në Evropën Perëndimore, SHBA, Kanada dhe Australi për dekada me radhë. Paratë që ata sjellin në komunitetet e tyre ndikojnë në interesin e njerëzve për tu shkolluar dhe të zhvillojnë aftësi të ndryshme, ose për të zhvilluar një frymë sipërmarrëse dhe të fillojnë biznesin e tyre. Duket se disa nga qytetarët e zonës janë në pension edhe në moshën 20-vjeçare (të mos harrojmë se disa nga vendet si Kosova, për shembull vazhdon të ketë popullsinë më të re në Evropë).

Korrupsioni i përhapur në mesin e elitës politike e ka vënë në prag të vdekjes prosperitetin ekonomik të vendeve të rajonit. Milanoviç përmend lidhjen vendimtare mes të kaluarës së trazuar të këtyre vendeve dhe mungesën e efikasitetit të gjerë institucional, si faktor thelbësor që ndikon në ngulfatjen e zhvillimit të rajonit:

E një rëndësie vendimtare janë administrata publike më e dobët në rajon dhe aftësia për politikbërje. Pjesërisht, këto mund ti përshkruhen trashëgimisë para-komuniste dhe në veçanti ndikimit të përvojave divergjente koloniale të osmanëve dhe Habsburgëve.

Në përgjithësi, Milanoviç citon faktorët e mëposhtëm që përcaktojnë pozicionin aktual socio-ekonomike të këtyre vendeve:

• Shtetet e reja të papërvojë dhe burokracitë;

• Historia e konflikteve;

• Mosmarrëveshjet etnike dhe kufitare;

• Papunësia e lartë;

• Demokracitë jo të konsoliduara;

• Niveli shumë i lartë i pakënaqësisë popullore me politikanët;

• Korrupsioni;

• Nivelet e ulëta të besimit në institucionet politike.

Megjithatë, pavarësisht nga parashikimet e këqija nga autoritetet ndërkombëtare financiare, ka një shpresë se vendet do të përmirësojnë disi performancën e tyre në 10 vitet e ardhshme. Kryesisht, optimizmi del nga fakti se shumica e udhëheqësve aktualë të Ballkanit Perëndimor në fjalimet e tyre publike përpiqen për të varrosur marrëdhëniet e këqija nga e kaluara dhe të hapen ndaj aleancave të sapoformuara ekonomike. Rasti i tillë është marrëdhënia në mes të kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq. Pas debaklit gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, 2015 e cila pothuajse ngriu marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u hapen plagët e vjetra, të dy udhëheqësit bënë me shpejtësi disa takime në mënyrë që të lehtësojnë tensionet midis vendeve.

Në fillim ata u përballën me vështirësi të dukshme: Edi Rama gjatë vizitës së Kosovës mbështet haptazi pavarësinë e Kosovës, ndërsa Vuçiq përsëriti fuqishëm qëndrimin e vjetër serb se Kosova është ende pjesë e Serbisë. Megjithatë, kur ata iu kthyen prapa marrëdhënieve ekonomike, shpejtë lidhja e tyre u bë gjithnjë e më e suksesshme.

Në konferencën e fundit me Bashkimin Evropian të dy udhëheqësit njëjtë përsëritën nevojën për një mbështetje më të vendosur nga ana e BE-së për të forcuar kapacitetet e ekonomive të tyre.

Si rezultat i kësaj, BE-ja është e vendosur të sponsorizojë autostradën e rëndësisë së veçantë mes Beogradit dhe Durrësit që do të lejojë serbëve të investojnë në Shqipëri, të vizitojnë detin Adriatik dhe të përdorin portin e Durrësit për sipërmarrjet e import-eksportit të kompanive serbe.

Shqipëria, në anën tjetër, do të përfitojë nga fluksi i turistëve serbë, investimet në ekonominë e saj dhe tatimi që do të vilet në portin e Durrësit. Qëllimi i fundit është ky: Edi Rama haptazi deklaroi se shqiptarët nuk mund të fajësojnë Serbinë për mjerimin e tyre ekonomik, por vetëm BE-në që e ka vënë Kosovën në listën e zezë të vizave (në fakt Kosova është vendi i vetëm në Evropën e sotme, që nuk është pjesë e regjimit Shengen të vizave). Dhe kush e di në qoftë se shqiptarët dhe serbët, me popullatën më të madhe në Ballkanin Perëndimor kanë vendosur të hapin rrugën për të ardhmen, duke e lënë historinë prapa, ndoshta ky është modeli që duhet ndjekur nga të gjithë udhëheqësit e këtij gadishulli të trazuar.