Jump to content

Përdoruesi diskutim:Jianhui67

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Jianhui67. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Faqet me ndryshime në pritje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 15:50 (CEST)[përgjigjuni]