Përdoruesi diskutim:LULGJOCI

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin LULGJOCI. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Lulgjoci, përshëndetje!

Faqet u grisën për dy arsye. Si fillim i ke shkruar te faqja jote e përdoruesit dhe faqja jote e diskutimeve. Faqja e përdoruesit shërben për të bërë një prezantim për veten ndërsa ajo e diskutimeve shërben për të dhënë e marrë mesazhe nga përdoruesit e tjerë (ku po të shkruaj unë tani). Artikujt shkruhen tjetërkund. Së dyti, shkrimi yt niste me një shënim ku thoje se ndalohet riprodhimi apo ndryshimi i veprës. Çdo gjë që gjendet në "Wikipedia" është pjesë e domenit publik dhe automatikisht i jepet e drejta kujtdo ta ndryshojë e riprodhojë sipas interesit veprën tuaj. Që diçka e tillë të mos ndodhte e të respektohej shënimi juaj, e fshiva shpejt.

Duhet pasur parasysh gjithashtu se "Wikipedia" shërben vetëm për artikuj me tema të caktuara e jo vepra të mirëfillta si libra, filma, këngë, etj. Ato nuk lejohet të futen në "Wikipedia" përveç rasteve të rralla kur janë pjesë e domenit publik.

Nëse do të më shkruash diçka tjetër, shtyp Redakto më sipër dhe shkruaje mesazhin tënd poshtë këtij mesazhi. Do ta lexoj e do të të përgjigjem po këtu. Me respekt. - Klein Muçi (diskutimet) 28 mars 2020 05:04 (CET)[përgjigjuni]