Përdoruesi diskutim:Zeqir Maliqi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Zeqir Maliqi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Zeqir Maliqi, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! Liridon (diskutimet) 14 janar 2016 10:41 (CET)[përgjigjuni]

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!


Zeqir Maliqi- Viti[Redakto nëpërmjet kodit]

NËNAT VETUSHQYESE ME FËMIJË- DUHET NDIHMUAR

Sikurse në shumë vende të botës po thuaj se në të gjitha vendet, ashtu edhe në Kosovë në mesin e shumë problemeve shoqërore, dominon edhe qështja e një problemi të veqant shoqëror, e ai është problem i nënave vetushqyese me fëmijë apo nënave mbajtëse të familjes të tyre. Me qenë nënë është qështje shumë interesante, sepse si nënë është obligim i lindjes dhe rritjes së fëmijve, por jo vetëm kaq, obligimet janë akoma më të mëdha në edukinin e tyre dhe sjelljes në nivel të duhur të fëmijve të tyre. Gjatë historisë, natyra ka ndarë disa telashe që kanë të bëjnë në punët e mbajtjes së familjes punëve tjera që kanë të bëjnë mes gjinive apo gruas dhe bashkshortit dhe pikrisht për këtë, secili ka ditur punët e veta dhe ka mbajtur në nivel peripetitë qofshin ato pozitive apo negative. Megjithate edhe pse natyra ka dedikuar disa qeshtje, ato nganjëher nuk mundë të realizohën sepse rrethanat njerzore diktojn nganjëher diqka tjetër. Fjalën e kemi aty tek gratë vetushyqese të cilat po përkujdesen e fëmijve ato mbesin edhe fuqi puntore angazhimi i të cilave është i pakrahasueshëm në shumë drejtime. Nëse një grua ka mbetur pa burrë dhe në mesin e familjes ka edhe fëmijë, obligimet e saj janë dyfishuar. Në kohërat e sotme ku obligimi është shumë i madhë bile nganjëher edhe i pa përballueshëm, sepse po jetojm në kohëra me gjëra të padefinura sa duhet edhe pse diqka ka të filluar por me vështirësi të mëdha. Në aspektin global thuhet se jo shumë shtete, por një pjesë e tyre, ka rregulluar qështjen e nënave vetushqyese që përkujdesen për fëmijët e tyre. Bëhët fjalë për një numër jo shumë të madh, vende të zhvilluara ekonomikisht, të cilat në rendë të parë kanë justifikuar qështjen e nënave vetushqyese, kjo sidomos bie në sy tek shtetet skandinave ,pastaj Anglia, Gjermania, Zvicrra e vende të tjera. Kosova, si një vend i regjionit të ballkanit, një vend në zhvillim tranzicional dhe një vend me shtete jo të zhvulluara ekonomikisht radhitet në mesin e vendeve të cilat nuk e kanë rregulluar qështjen e rasteve të nënave vetushqyese me fëmijë të vegjël. Ne kemi disa rregullativa ligjore të cilat qështjen e rregullojn në aspektin globar të shoqërisë, e jo në aspekte të veqanta psh. sikur janë nënat vetushyese. Si shoqëri kemi institucionet shoqërore që në përgjithësi ofrojn ndihmën e shoqërisë për shumë kategori, por jo në aspektin e veqant për nënat vetushyese. Kemi ligjin për ndihmat sociale të Kosovës, rregullon qështjen e ndihmave sociale për individ dhe familjke, ka kriteret dhe duke zbatuar procedurat ligjore, dikush hynë e dikush nuk mundet me hy në ndihma sociale. Shumë her na ndodhë që një nënë nuk ka fëmijë të vegjël nën pesë vjetë dhe ka fëmijë mbi 15 vj.e njejta nuk mundë të hyjë në skemën e ndihmës sociale. Praktika profesionale e punëtorëve të institucioneve jo shumë por këtë qështje e trajtojn si duket në aspekte ju transparente, ju jepet përparësi në situatë të ndryshme por që kjo nuk mjafton në aspektin e ndihmës relevante. Gjithashtu edhe Ligji për shërbime familjare, rregullon aspektin e mbrojtjës së personave në përgjithësi dhe të fëmijëve në veqanti. Për të gjitha këto janë kriteret dhe procedurat gjë që nganjëher ato nuk mundë të tejkalohën. Ekzistojn rregullativa të cilat disa aspkete të mbrojtjës i parashofin,psh . është rasti me qështjen e fëmijve jetim (pa perkujdesje prinderore)është ligji dhe mirë rregullon këtë qeshtje, ndërsa për nënat vetushyese nuk kemi rregullativë, ato kanë mbetur nën hijen e të gjithëve. Rastet më të rënda janë kur një nënë, vetushyese rritë fëmijët e vegjël, vetë me disa vjetë moshë. Ajo edhe pse në ndonjë aspekt rregullon dhe i njihet e drejta në një ndihmë nga shoqëria, ato janë pak dhe nuk ia përmbushin plotësimin e nevojave jetësore të familjes. Ju lutem nuk ka mundesi që me 60,00€ në muaj, të rritë dhe ushqej dy fëmijë me moshë të vogël, apo fëmijë që shkojn në shkollim dhe kanë ambicje tjera individuale dhe profesionale.

Nuk di në vende të tjera, por tek ne askush nuk dinë se sa nëna vetushyese janë në shoqëri, sa fëmijë kanë dhe kush përkujdeset për to. Ato mundë të shifen, mund të vrehen por peripetitë e tyre vetanake dhe shoqërore pak kush i dinë. Si në nivelin global ashtu edhe në nivelin e ngusht të shtetit, egziston një shkallë e lartë e pesimizmit për këtë kategori. Kur flitet për Kosovën dhe rrethanat aktuale të zhvillimit dhe jetën në tranzicion pas luftës së fundit që ka ndodhur në vitin 1998-1999, qështja e nënave vetushyese me fëmijë dhe pa fëmijë, ështu dukshëm I madhë. Jo në të gjitha anët e Kosovës por në disa pjesë ku tensionet e luftës kanë qenë më të shprehura. Regjioni i Moravës, rrethi i Gjilanit nuk ka patur shumë tensione lufte, jo që nuk ka patur ato kanë egzistuar por niveli i tyre ka qenë më i pakët, pasojat kanë qenë më të vogla, ndërsa në vende të tjera të Kosovës, ka patur luftë më të ashpër dhe pasojat kanë qenë shumë të mëdha. Në disa Komuna si Rahoveci, Gjakova,Suhareka, Skenderaj e komuna tjera kanë pësuar shumë dhe në këtë aspekt duhet të përmendim se gjatë luftës janë vra burrat ka mbetur gratë me fëmijë apo pa fëmijë. Gjendja e tyre e pas luftës por ndoshta edhe tani ka qenë dhe mund të jetë tejet e rëndë. Shoqëria në kuadër të mundësive të veta ka bërë disa intervenime përmes ndihmave sociale dhe beneficioneve tjera të dhëna nga donatorët. Gratë vetushqyese si gra të dëshmorëve dhe të palgosura në rrethana lufte, nga shteti gëzojn beneficione me shuma të vogla pensioni por jo të gjitha sepse edhe këtu ka kritere dhe procedura. Shumë gra të mbetura të veja në pamundësi për të realizuar ndonjë të drejtë të tyre shoqërore, ato dashtë e pa dasht kanë qenë të orientuara që me mundësit e veta vetanake apo me donaciove të OJQ-ve të hapin ndonjë biznes individual apo edhe grupor për prodhimin e pemëve dhe perimeve apo ndonjë zeje tjetër artizanale duke prodhuar gjëra të veshmbathjes, mbulesa, gjëra nusërie etj. Kur flitet për qeshtjen e nënave vetushqyese në Kosovë, duhet të kihet parasysh edhe një fakt tjetër se nënë vet-ushyese nuk janë vetëm ato të cilave njëher u ka vdekur bashkshorti apo ndonjë arsye tjetër, nënë vetushyese janë edhe ato të cilat kan qenë të martuara por që një ditë me arësye apo pa arësye janë ndarë nga bashkshortët, e që kanë fëmijë dhe përkujdesen për ta. Edhe ky numër është tejet i madh dhe për këtë kategori nuk ka diqka të veqant për mbrojtje adekuate . Duket se kohëve të fundit kanë filluar të mbahen disa tryeza rreth kësaj teme, por ato janë të pakta. Është thënë se nënat vetushqyese ballafaohe me shumë probleme dhe nuk kanë asnjë përkrahje nga institucionet e Kosovës edhe pse ato kanë përkrahje, por ajo është tejet e vogël.

KONKLUZIONE • Në nivel vendi, egziston nje nivel i lartë pesimizmi në mesin e nënave vetushqyese lidhur me gjendjen e tyre, • Numri dhe përqindja e grave në nivel të teritorit të Kosovës, është bukur shumë i rritur, sidomos pas luftës së fundit në Kosovë, • Nëna vetushqyese nuk janë vetëm ato të mbetura të veja nga lufta, por edhe ato që janë shkurorzuar dhe rrisin fëmijë, • Të gjitha gratë vetushqyese nuk kanë mbeshtetje por një pjesë e tyre marrin mbeshtetje institucionale si pensione, ndihma sociale dhe ndihma tjera por ato janë të pamjaftueshme, • Edhe gratë e divorcuara të cilat kanë në mbeshtejte dhe edukim familjet e tyre, jo pak por si duke fare nuk gezon alimentacion gjë që është e paraparë me ligjë por niveli i ultë i vetëdijes dhe kushtet jo të mira ekonomike dhe materiale të prinderve nganjëher, nuk lejojn të kerkohet dhe të ju njihet kjo e drejtë, • Për shkak të rrethanave sociao-ekonomike dhe kulturore shumica e nënave vetushyese nuk kanë qasje në ekonomitë familjare, • Ndihma dhe përkrahja materiale nga OJQ e ndryshme si ato vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare ka qenë e dobët dhe e pa qëndrueshme, sepse janë ofruar për periudha të shkurtëra.

REKOMANDIME

• Nënat vetushqyese janë gra me nivel jo të mirë edukativë, por megjithatë, ato duhet përkrahur në punësimin e tyre, • Nënat e ndara nga martesa dhe që kanë fëmijë duhet ndihmuar dhe përkrahur në mënyrë që të njejtat të i rrisin dhe edukojn fëmijët e tyre. • E drejta e alimentacionit për gratë e ndara me fëmijë duhet të i përkushtohet rëndësi më e madhe dhe qështja e alimentacionit duhet të sensibilizohet në rrethe dhe familje. • Nëna vetushqyese duhet të, marrin pjesë në trajnime dhe këshilla të ndryshme që organizohën nga OJQ dhe të tjerët me qëllimin e caktuar që ato në jenë të vetdisjshme për të drejtat e tyre. • Komunat dhe këshillat e ndryshme duhet që fëmijëve nga nënat vetushqyese të i fusin në beneficione, bursa për shkollimin e tyre. • Është me rëndësi që shteti si nivel i tillë me organet dhe institucionet e veta relevante të bëjë përpjekje të duhura që në të ardhmën të bëjë diqka të veqantë në mbrojtjën e nënave vetushyese e sidomos kur kanë fëmijë pa marr parasysh se në qfar rrethana kanë ardhë te një gjenjde të tillë. • Nënat vetushqyese me fëmijë, presin dhe ne jemi ata që duhet ofruar dhe përkrahur me qëllim të një mirëqenie sociale adekuate dhe pa pengesa për jetë normale.

     Viti, 19.02.2016.					Pergaditi: Zeqir Maliqi, Jurist,   QPS Viti