Përgatitje e trahanasë së gatshme (e gatuar)
Appearance
Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahananë dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e përziejmë që të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të thërrmuar ose shëllirë me thërrmija djathi dhe e ziejmë 10 minuta.
Serviret e ngrohtë.
Përmeti p.sh. e bën me qepë të skuqura e salcë: disa krahina me cigaridhe të dhjamosura të bagëtive. Trahanaja përgatitet dhe me zierje, pa e kaurdisur, hidhet buka dhe përvëlohet me yndyrë.
Për 4-5 veta :
- trahana : 5 lugë gjelle,
- gjalpë : 2 lugë gjelle ,
- djathë : 3 lugë gjelle,
- ujë : 1 l.
Kur ka shëllirë hidhet gjysma e sasisë së ujit.