Pal Ndrecaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Pal Ndrecaj është shkrimtar dhe gazetar kosovar. Ai lindi më 1960 në Moglicë (Gjakovë). Studioi letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar mësimdhënës i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare dhe gazetar në të përditshmet kosovare “Koha ditore” dhe “Zëri”. Prej vitit 2004 jeton dhe punon ne Nju York. Merret me poezi dhe prozë. Librat e tij poetikë janë: “Lule mbi plage” (1993), “Akti i krijimit” (1998) dhe “Gdhendja e përmasave”, 2015. Ka botuar roman me titull “Lista e zezë”.