Jump to content

Panairi EXPOKOS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje nga Panairi Expokos në Prishtinë

Panairi EXPOKOS i njohur edhe si EXPOKOS Porta e Ballkanit është një panair i përvitshëm ndërkombëtar i cili mbahet në Prishtinë.[1] Ndryshe njihet edhe si Panairi i Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërsa për herë të parë u mbajtë në vitin 2001.

Ekspozita vjetore e Panairit EXPOKOS zakonisht mbahet në muajin prill ose maj në Prishtinë. Aty marrin pjesë ekspozues nga rreth 15 vende dhe specialistë të përgjithshëm në fushën e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa vizitohet nga shpërndarjes, menaxherë kompanish publike dhe private, drejtues institucionesh, studentë, etj. Ky panair është i ndarë në katër sektorë:

  1. . NDËRTIM;
  2. . ENERGJI;
  3. . MAKINERI;
  4. . MBROJTJE DHE SIGURI.

Në vitin 2013, mbi 338 ekspozues dhe 25150 vizitorë morën pjesë për tu informuar më hollësisht mbi risitë dhe tendencat në biznesin e tyre. Kishte gjithashtu pjesëmarrës nga 15 vende, me pavijone e stenda nga Greqia, Italia, Kroacia, Republika Çeke, etj. si dhe ekspozues nga fusha e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes dhe Sigurisë të vendeve tjera. Panairi EXPOKOS organizohet nga CEO- Congress Event Organization. [2] [3]

  1. ^ "Trade show: EXPOKOS - Construction, Technology, Energetic and Furniture Fair Prishtina" (në anglisht). expodatabase.com. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2016. Marrë më 2014-03-02.
  2. ^ https://www.tradefairdates.com/Expokos-M7747/Pristina.html
  3. ^ https://www.eventseye.com/fairs/f-expokos-17164-1.html

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]