Paradokset e Zenonit
Paradokset e Zenonit i kanë mahnitur dhe inspiruar filozofët, matematikanët, fizikanët për mendjemprehtësinë e tyre. Më të njohur janë paradokset të cilat japin "argumentet kundër lëvizjes" të cilat përshkruhen në veprën e Aristotelit Fizika. Tre paradokset e parë me shpjegime moderne janë :
- Dikotomia : Lëvizja është e pamundur sepse "Ajo që lëviz së pari duhet të kalojë gjysmën e rrugës pastaj duhet të kalojë gjysmën e gjysmës dhe kështu deri në pafundësi" (Aristoteli, Fizika VI:9, 239b10).
Paramendoni një send e cila duhet ta kalojë rrugën nga pika A në pikën B. Për të ardhur në pikën B, një send duhet në fillim në pikën e mesit B1. Por para se kjo të ndodhë duhet të arrijë në pikën B2, e cila është në mes pikave A dhe B1. Ngjashëm para se të ndodh kjo duhet të kalojmë në pikën B3, që është në mes të A dhe B2, dhe kështu me radhë. Prandaj lëvizja nuk mund të fillojë kurrë.
- Akili dhe breshka : "Në vrapim, vrapuesi më i shpejtë asnjëherë nuk mund ta kalojë më të ngadalshmin (nëse niset nga një pikë pas tij), sepse ndjekësi në fillim duhet të vijë në pikën ku i ndjekuri ka qenë sipas kësaj më i ngadalshmi ka gjithmonënjë përparësi" (Aristoteli, Fizika VI:9, 239b15).
Paramendoni se Akili vrapon kundër breshkës. Akili vrapon 10 herë më shpejt por niset nga pika A, 100 metra pas saj e cila është në pikën K1 (i japim përparësi breshkës). Që ta kalojë breshkën Akili më parë duhet të vijë në pikën K1. Mirëpo përderisa Akili mbërrin në K1, breshka i kalon 10 metra dhe vjen në pikën K2. Përsëri Akili vrapon deri në K2. Por derisa Akili i kalon këto 10 metra përsëri breshka është 1 metër para tij në pikën K3, dhe kështu me radhë prandaj Akili asnjëherë nuk do ta arrijë breshkën.
- Shigjeta : "Nëse gjithçka që është e palëvizshme dhe zë një hapësirë, dhe gjithçka që është në lëvizje zë një hapësirë në një kohë të caktuar atëherë shigjeta fluturuese është e palëvizshme" (Aristoteli, Fizika VI:9, 239b5).
Paramendoni një shigjetë e cila lëviz pandalur përpara në një moment të caktuar të kohës. Është e pamundur që shigjeta në momentin me gatësi kohore 0 te levize, atëherë shigjeta në të njëjtën kohë nuk mund të jetë në dy vende të ndryshme. Prandaj në çdo moment shigjeta nuk është në lëvizje.
Akili dhe breshka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akili dhe breshka është argumenti i Zenonit të Elesë për të provuar pamundësinë e lëvizjes. Ai vërteton se Akili nuk do ta kapë kurrë breshkën që është nisur para tij sepse, që ta kapë, i duhet të arrijë në vendin ku ndodhej breshka para se ai të fillonte vrapin, pastaj në vendin ku ka mbërritur ajo gjatë kësaj kohe dhe kështu pa mbarim. Përgjigja e Aristotelit për këtë argument është se dhe vetë lëvizja nuk është as e ndashme, as e konceptueshme në terma hapësinore ; ajo konsiston në kalimin e kufirit hapësinor ; me fjalë të tjera, lëvizja është një realitet cilësor që ndihet dhe realizohet, por që nuk mund të paraqitet në mënyrë racionale.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Zeno's Paradoxes"—nga Nick Huggett.
- Wilkins, Geoff, "Some paradoxes - an anthology."
- Brown, Kevin, "Zeno's Paradoxes of Motion,
- Silagadze, Z . K. "Zeno meets modern science, Arkivuar 4 shtator 2015 tek Wayback Machine"
- BBC article koha më e shkurtër e matur deri në 2004: 10−16 sek.
- Blog "Strange Paths": "Modernity of Zeno's paradoxes."
- Platonic Realms: "Zeno's Paradox of the Tortoise and Achilles."
- Zeno's Paradox: Achilles and the Tortoise nga Jon McLoone
- Zeno's paradoxes-wikinfo [1]
- Zeno's Paradox nga PhilosophyArchive