Jump to content

Pastiço me djathë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pastiço me djathë është gjellë e përgatitur me makarona dhe përbërës tjerë shtesë.

Për të përgatitur një pastiço me djathë për 4 persona nevojiten :

  • Makarona 300 g,
  • vezë 2 kokrra,
  • djathë 100 g,
  • qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji,
  • kripë, piper
  • gjalpë 1 lugë gjelle
  • djathë kaçkavall të grirë
Gatimi

Makaronat e gjatë zihen në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta. Kullohen, shpërlahen, kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë. Shtohet djathë i bardhë i thërrmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, hidhen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë e bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kaçkavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.