Jump to content

Pazari i Krujës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pazari dhe Xhamia e Murad Beut

Pazari i Krujës ndryshe i njohur edhe si Pazari i Derexhikut, shtrihet në të dy anët e rrugës së shtruar me kalldrëm që të çon drejt kalasë së Krujës. Nga vendasit njihet ndryshe me emrin Pazari i Derexhikut. Ky pazar ka funksionuar që prej kohës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut në shek e XV, kur dyqanet e tij arrinin deri pranë hyrjes së kalasë. Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri.

Këtu turistët kanë rast për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit si punime në argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, filigrame, qylyma etj. Pazari i ka rezistuar sundimit 500 – vjeçar turk dhe është restauruar në kuadër të 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut.