Pelikani kaçurrel
Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus).Ndër shpendët më të mëdhenj të Europës,me një gjatësi trupi 160-180 cm, gjatësi të hapjes së krahëve 270-320 cm. Ka një sqep shumë të madh të pajisur me xhep lëkure në nofullën e poshtme, me të cilën kapin peshk. Në ndryshim nga disa shpende të tjerë fluturojnë në tufa të organizuara, ku pjesa më e madhe është e sinkronizuar.Të rriturit kanë pendë të përdredhura në fund të kokës dhe zverk si dhe karakterizohet nga ngjyrë e bardhë e trupit si dhe ngjyra e gushës e verdhë. Në periudhën e riprodhimit, gusha e tyre merr ngjyrë portokalli të ndezur. Të vegjlit dallohen për ngjyrën gri në kafe.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ushqehet me peshq të ndryshëm dhe preferon si habitat këneta, liqene, rezervuare dhe liqene gjysëm të kripur ose laguna.
Folezimi dhe dimërimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Folezon në ishuj kallamishtesh dhe në platforma të ndërtuara në dedikim të tyre. Lëshon 1-5 vezë. Periudha e riprodhimit është në fillim të muajit shkurt ndërsa dimëron në Mesdhe.
Statusi në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Shqipëri mbart statusin i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Laguna e Karavastasë është vendi i vetëm ku folezon në Shqipëri , ndërsa është dimëronjës përgjatë disa zonave të bregut Adriatik, disa liqeneve si dhe në lagunën e Nartës dhe Karavastasë. Liqenin e madh te Prespes e përdor si zonë për ushqim.
Kërcënimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërcënohet vazhdimisht nga tharja dhe shkatërrimi i kënetave, prishja e foleve dhe dëmtimi i vezëve nga kafshët e tjera, shqetësimi gjatë periudhës së riprodhimit, elektroshoku dhe përplasja me shtyllat elektrike.