Penny and the Quarters

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Penny and the Quarters janë nje grup i "humbur" i muzikës soul i cili u bë i njohur në vitin 2010 pas përdorimit të këngës së tyre "You And Me" në filmin Blue Valentine.[1]

Adoleshentë në atë kohë, Penny & The Quarters u ftuan për një audicion nga Harmonic Sounds Studio në Columbus, Ohio, duke regjistruar tre këngë demo në total. Grupi përbëhej nga Jay Robinson, këngëtar dhe kompozitor, dhe një kengëtare kryesore femër Nannie "Penny" Coulter, disa këngëtarë meshkuj në kor si dhe një kitarist shoqërues.

Këngët janë regjistruar midis viteve 1970 dhe 1975 në Harmonic Sounds Studio ose në shtëpinë bashkë-pronarit të studios Clem Price në Columbus. Regjistrimet u zbuluan pas vdekjes së Price në vitin 2006, kur një numër i konsiderueshëm kasetash dhe regjistrimesh u blenë gjatë shitjes së pasurive të tij. Në vijim resgjistrimet u dhuruan tek një kompani arkivore regjistrimesh, Grupi Numero, në Columbus, Ohio, pasi një muzikolog arriti të posedojë regjistrimet.[2]

'You and Me'[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga këngët që grupi regjistroi, "You And Me" u publikua nga Grupi Numero dhe u dëgjua më pas nga aktori Ryan Gosling, i cili rekomandoi këngën tek regjizori Derek Cianfrance për përdorim gjatë skenave të protagonistëve të filmit Blue Valentine.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]