Personifikimi
Appearance
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person. Personifikimi është figure stilistike, me anën e te cilës sendit (ose kafshës) i vishen tiparet e njeriut, gjerat pa shpirt e pa vetëdije paraqiten sikur mendojnë, veprojnë e flasin si njerëz.
Shembull :
- Valet me brigje
- bajne kuvendime.
- (Llazar Siliqi - Mësuesi)
Ne ketë rast përdoret personifikimi, sepse elementet materiale, valët dhe brigjet, paraqiten si qenie te gjalla e me vetëdije dhe që mund te shkëmbejnë mendime.
Përveç personifikimit te mirëfillte kemi edhe një lloj tjetër që quhet prozopope.
Prozopopeja bën që te flasin vetat që mungojnë, evokon te vdekurit, u jep atyre jete, levizje dhe te folur.