Jump to content

Peshku i kuq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Peshku i kuq
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Gjinia:
Lloji:
C. auratus
Emri binomial
Carassius auratus
Lineu, 1758

Peshku i kuq është një peshk i ujrave të ëmbla, i familjes së krapit. Zakonisht mbahet si kafshë shtëpiake në akuariume të brendshme dhe është një nga peshqit më të njohur të akuariumit.

Ajo u edukua për herë të parë në mënyrë selektive në Kinën e lashtë më shumë se 1.000 vjet më parë, dhe që prej asaj kohe janë zhvilluar disa raca të dallueshme. Racat e peshqve të kuq ndryshojnë shumë në madhësi, formë trupore, konfigurim të pendës dhe ngjyrosje (njihen kombinime të ndryshme të bardha, të verdha, portokalli, të kuqe, kafe dhe të zezë).

Peshku i kuq e ka prejardhjen nga zbutja dhe rritja e krapit në Kinë. Gjatë rritjes së krapit në pellgje, ndodhi një ndryshim natyror gjenetik që prodhoi krapa me ngjyrë të verdhë. Perandori kinez ndaloi rritjen e peshqve me ngjyrë të verdhë për njerëzit e zakonshëm, pasi ngjyra e verdhë ishte ngjyrë perandorake dhe vetëm familja perandorake mund të kishte peshq të kuq me ngjyrë të verdhë. Kjo solli dhe përhapjen masive të peshqve të kuq me ngjyrë të kuqe dhe portokalli të ndezur, nga vjen dhe emri në shqip.

Me anë të kryqëzimit, njeriu ka arritur të krijojë lloje të shumta peshqish të kuq të cilët dallojnë jo vetëm nga ngjyra, por dhe nga forma trupore. Ka rreth 330 lloje të dala nga kryqëzimi i peshqve të kuq.

Rritja në akuariume

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Peshqit e kuq mbahen kryesisht në akuariume. Megjithëse në shumë foto shihen peshq të kuq që mbahen në vazo të rrumbullakta qelqi, kjo nuk rekomandohet pasi peshku i kuq ka nevojë për një akuarium të oksigjenuar mirë.