Karl Lineu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Carl von Linné, Aleksandër Roslin, viti 1775

Karl Lineu (suedisht: Carl Linnaeus dhe Karl von Linné;[1][2][3] 23 maj 1707 – 10 janar 1778) ishte një botanist, mjek, dhe zoolog suedez, i cili formalizoi sistemin bashkëkohor të emërtimit të organizmave, të njohur si nomenklatura binomiale. Është i njohur me epitetin "babai i taksonomisë bashkëkohore".[4] Shumë nga shkrimet e tij ishin në gjuhën latine, dhe emri i tij në gjuhën latine është Carolus Linnæus (pas vitin 1761 Carolus a Linné).

Lineu lindi në rrethinën e Smålandit, në jug të Suedisë. Shumicën e arsimit të lartë e morri në Universitetin e Uppsalasë, dhe filloi të jap leksione botanike aty në vitin 1730. Ai jetoi jashtë vendit mes viteve 1735 dhe 1738, ku studioi dhe botoi botimin e parë të veprës së tij Systema Naturae në Holandë. Ai pastaj u kthye në Suedi, ku u bë profesor i mjekësisë dhe botanikës në Uppsala. Në vitet 1740, ai shkoi në disa udhëtime nëpër Suedi për të gjetur dhe klasifikuar bimë dhe kafshë. Në vitet 1750 dhe 1760, ai vazhdoi të mbledhë dhe të klasifikoj kafshë, bimë dhe minerale, dhe botoi disa vëllime. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte një nga shkencëtarët më të mirënjohur në Evropë.

Ffilozof zviceran Zhan Zhak Ruso dërgoi këtë mesazh: "I thoni atij se unë nuk di njeri më të madh në tokë."[5] Shkrimtari gjerman Johan Volfgang Gëte shkroi: "Me përjashtim të Shekspirit dhe Spinozës, unë nuk njoh askënd në mesin e atyre që nuk jetojnë, i cili më ka ndikuar më fortësisht."[5] Autori suedez Augustusht Strindberg shkroi: "Lineu ishte në të vërtetë një poet, që ndodhi të bëhet një natyralist".[6] Ndër komplimentet tjera, Lineu është quajtur Princeps botanicorum (Princi i Botanistëve), "Plini i Veriut" dhe "Adem i Dytë".[7] Ai konsiderohet edhe si një nga themeluesit e ekologjisë moderne.[8]

Linnaeus' remains comprise the type specimen for the species Homo sapiens, following the International Code of Zoological Nomenclature, since the sole specimen he is known to have examined when writing the species description was himself.

Në botanikë, shkurtimi që përdoret për të treguar Lineun si autoritetin për emrat e llojeve është L.[9] Në botime të vjetra, haset ndonjëherë shkurtimi "Linn." (për shembull në: Cheeseman, T. F. (1906) – Manual i Florës së Zelandës së Re). Mbetjet e Lineut përbëjnë ekzemplarin e llojit Homo sapiens, sipas Kodit Ndërkombëtar të Nomenklaturës Zoologjike, pasi që i vetmi ekzemplar që ai e shqyrtoi gjatë përshkrimit të llojit ishte ai vetë.[note 1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Linnaeus" entry in Collins English Dictionary, HarperCollins Publishers, 1998.
  2. ^ "Linnaeus, Carolus" in the Oxford Dictionaries Online.
  3. ^ Blunt (2004), p. 171.
  4. ^ Calisher, CH (2007). "Taxonomy: what's in a name? Doesn't a rose by any other name smell as sweet?". Croatian Medical Journal. 48 (2): 268–270. PMC 2080517Freely accessible. PMID 17436393. 
  5. ^ a b "What people have said about Linnaeus". Linné on line. Uppsala University. Marrë më 3 October 2011. 
  6. ^ "Linnaeus deceased". Linné on line. Uppsala University. Marrë më 3 October 2011. 
  7. ^ Broberg (2006), p. 7.
  8. ^ Egerton, Frank N. (2007). "A History of the Ecological Sciences, Part 23: Linnaeus and the Economy of Nature". Bulletin of the Ecological Society of America. 88 (1): 72–88. doi:10.1890/0012-9623(2007)88[72:AHOTES]2.0.CO;2. 
  9. ^ "Linnaeus, Carl (1707–1778)". Author Details. International Plant Names Index. Marrë më 1 October 2011. 
  1. ^ ICZN Chapter 16, Article 72.4.1.1 – "For a nominal species or subspecies established before 2000, any evidence, published or unpublished, may be taken into account to determine what specimens constitute the type series." and Article 73.1.2 – "If the nominal species-group taxon is based on a single specimen, either so stated or implied in the original publication, that specimen is the holotype fixed by monotypy (see Recommendation 73F). If the taxon was established before 2000 evidence derived from outside the work itself may be taken into account [Art. 72.4.1.1] to help identify the specimen."