Petrit Halilaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Petrit Halilaj
U lind në1986
Kombësiashqiptar
Profesioniartist vizual

Petrit Halilaj (lindur më 1986 në Kostërca, Skënderaj) është në artist shqiptar i artit vizual nga Kosova, jeton dhe punon mes të Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë.[1][2]

Ai mbaroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura "Brera" në Milano dhe përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias në 2013. Në 2015 ai pati një shfaqje solo në Hangar Bicocca, Milano. Ndër projektet e tjera, ai ka filluar "Fondacionin Hajde!" në vitin 2015 me qëllim të mbështetjes së artistëve të rinj nga Kosova.[1]

Veprat e tij janë të lidhur thellësisht me historinë e fundit të vendit të tij, dhe pasojat e tensioneve politike dhe kulturore në rajon.

Petriti ka pasur ekspozita në shumë vete të botës duke përfshirë në Muzeun e Ri, NYC; the Fondazione Merz, Torino; Zentrum Paul Klee, Bern; Muzeu Hammer, Los Angeles; Hangar Bicocca, Milano; Kölnischer Kunstverein, Këln; Bundeskunsthalle, Bon; Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë; Kunsthalle Lissabon, Lisbonë; fondacioni Galeritë Lafayette, Paris; WIELS, Bruksel; si dhe në ekspozita grupore në Palais de Tokyo, Paris; Qendra për Art dhe Arkitekturë MAK, Los Angeles; Palazzo Grassi, Pinault Collection, Venecia; dhe Westfälischer Kunstverein, Münster.[1][2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Mario Merz Prize - PETRIT HALILAJ". mariomerzprize.org (në anglisht). Marrë më 9 prill 2020.
  2. ^ a b "Kamelmennour - Petrit Halilaj". kamelmennour.com (në anglisht). Marrë më 9 prill 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]