Jump to content

Picrraku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Picrraku është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin DodonaPrishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 22 qershor të vitit 1992 duke pasuar edhe 117 ri interpretime dhe duke arritur 20406 shikues.

Autor i kësaj vepre ishte Karel Novak, regjia u bë nga Melihate Qena, kurse interpretuan dhe animuan aktorët: Roza Berisha, Valdet Rama, Violetë Ajazi, Avni Hoti, Shiqerie Buqaj, Xhejlane Godanci, Vjollca Kastrati, Faik Gashi dhe Shukrie Hyseni.

Pjesa tjetër e ekipit realizues ishin:

Shfaqja për fëmijë "Picrraku" është premiera e parë e dhënë në ndërtesën ku është tash teatri "Dodona". Entuziasmi dhe energjia për punë e trupës së skenës për fëmijë duket se kishte marrë hov të dyfishtë. Në lajmin për radio, ndër të tjera thuhej: "Lajmërohen dëgjuesit e nderuar se në teatrin "Dodona" do të ketë për çdo ditë shfaqje me kukulla, përpos të hënave. Ditëve të punës shfaqjet do të jenë të organizuara nëpër shkolla, kurse për publikun tjetër shfaqjet do të jepen të shtunave dhe të dielave, prej orës 10:00 dhe 12:00". "Siq shihet, atëherë kemi qenë shumë ambicioz" shprehet regjisorja e "Picërrakut" dhe e shumicës së shfaqjeve me kukulla, Melehate Qena. Ajo rikujton edhe një ndodhi interesante që lidhet me ato ditë të fillimit në ndërtesën e re: "Një mëngjes heret cingëroi zilja e banesës time. U befasova... Kush do të jetë, thash! Kur e hapa derën, çfar të shohë, dy vashëza të vogla kishin ardhur për shfaqje... Po pse kaq herët i pyeta unë? Njëra, që kishte emrin Blerina ma ktheu: Po unë nuk kam fjetur fare..."

Aktorja Xhejlane Godanci, që po luante për herë të parë në një shfaqje me kukulla, tregon "gafet" e saja të atij fillimi: "Në shfaqjen 'Picërraku' unë luaja rolin e Nënës. Meqë nuk kisha përvojë në shfaqjet me kukulla, unë shpesh harroja që kam kukullën në dorë... Dhe, kur duhej të ktheja kokën e kukullës nga kukulla tjetër përballë, unë harroja dhe ktheja kokën time nga partneri që e kisha aty mbrapa perdeve... Kurse kukulla që e kisha në dorë më mbeste "statiste", gjithnjë derisa ma tërhiqnin vërejtjen kolegët..."