Shko te përmbajtja

Pieter Bruegel i Vjetri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pieter Bruegel i Vjetri ose Piter Brygel i Vjetri (Breda, 1525/1530 - Antverpen 1569) ishte një piktor belg nga Flandra. Në emrin e tij përcaktohet "i Vjetri" në mënyrë që të dallohet nga djali i tij i parë, Piter Brygel i Riu.

Triumfi i vdekjes, 1562

Të dhënat nga jeta e Brygelit janë të pakta, dhe shpesh të pasakta ose kontradiktore. E vetmja siguri është vendlindja, Breda, kurse datëlindja e tij mbetet e panjohur përderisa në atë kohë në Flandër nuk bëhej akoma censusi i popullsisë. Emri i tij përmendet për herë të parë kur futet në një korporatë në vitin 1551. Mosha e pranimit në atë korporatë vërtitej rreth 21-25 vjeç, prandaj dhe viti i lindjes së Brygelit mendohet të jetë e përfshirë mes viteve 1525 dhe 1930.

Brygeli mori mësime arti nga Pieter Coecke van Aelst, një piktor belg pjesë e oborrit mbretëror të Karlit V, ndikimi i të cilit do ta shoqëronte pothuajse në të gjitha punimet e hershme. Pas një aktiviteti në Antverpen, një vizite të gjatë në Itali dhe një prodhimi të pjekur në Hollandë, vdiq në vitin 1569Antverpen, por u varros pranë një kishe në Bruksel.

Pothuajse të gjitha veprat e Brygelit vërtiten rreth një tematike të vetme: natyra njerëzore, shpesh e fotografuar në skena të përditshme. Njerëzit në pikturat e tij janë skllevër të veseve dhe tiparet më të ulëta nënvizohen nga frika, mosbesimi, deformimi moral. Ngyrimi groteskt jep gjithmonë idenë e dickaje që është bërë pjesë e dobësive të njeriut, i përbuzur nga një natyrë indiferente dhe i gjunjëzuar nga pafuqia dhe kufijtë e tij, shpesh edhe me një ironi të hollë.