Jump to content

Pieter Bruegel i Vjetri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pieter Brueghel i Vjetri)

Pieter Bruegel i Vjetri (Breda, 1525/1530 - Antwerp 1569) ishte një piktor belg nga Fiandrat. Në emrin e tij përcaktohet "i Vjetri" në mënyrë që të dallohet nga djali i tij i parë, Pieter Bruegel i Riu.

Triumfi i vdekjes,1562

Të dhënat nga jeta e Bruegel janë të pakta, dhe shpesh të pasakta ose kontradiktore. E vetmja siguri është vendlindja, Breda, kurse datëlindja e tij mbetet e panjohur përderisa në atë kohë në Fiandrat nuk bëhej akoma censusi i popullsisë. Emri i tij përmendet për herë të parë kur futet në një korporatë në vitin 1551. Mosha e pranimit në atë korporatë vërtitej rreth 21-25 vjeç, prandaj dhe viti i lindjes së Bruegel-it mendohet të jetë e përfshirë mes 1525 dhe 1930. Bruegel mori mësime arti nga Pieter Coecke van Aelst, një piktor belg pjesë e oborrit mbretëror të Karlit V, ndikimi i të cilit do ta shoqërojë pothuajse në të gjitha punimet e hershme. Pas një aktiviteti në Antwerp, një vizite të gjatë në Itali dhe një prodhimi të pjekur në Hollandë, vdiq në vitin 1569Antwerp, por u varros pranë një kishe në Bruksel.

Pothuajse të gjitha veprat e Bruegel-it vërtiten rreth një tematike të vetme: natyra njerëzore, shpesh e fotografuar në skena të përditshme. Njerëzit në pikturat e tij janë skllevër të veseve dhe tiparet më të ulëta nënvizohen nga frika, mosbesimi, deformimi moral. Ngyrimi groteskt jep gjithmonë idenë e dickaje që është bërë pjesë e dobësive të njeriut, i përbuzur nga një natyrë indiferente dhe i gjunjëzuar nga pafuqia dhe kufijtë e tij, shpesh edhe me një ironi të hollë.