Jump to content

Pikëllimi i netëve kosovare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pikëllimi i netëve kosovare është pikturë nga Edi Rama.

Kjo pikturë ka qenë pjesë e ekspozitës së 45-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe mes pikturave më të mira është zgjedhur në vitin 1989 kjo vepër kushtuar dramës kosovare, e cila mban titullin "Pikëllimi i netëve kosovare".

Për veprën me natyrë kubiste, me portrete shkëmbore malësorësh, pasqyruar me ngjyra kafe, me pak të kuqe përzier me okër, organizatorët e ekspozitës së asaj kohe shprehen se Edi Rama është frymëzuar nga çështja kosovare dhe në thelb është vrasja dhe çasti i varrimit të Jusuf Gërvallës (1945-1982). Pas kësaj tragjedie ngjarjet për lirinë e Kosovës marrin përmasa të mëdha të cilat kulmojnë me disfatën dhe pikëllimin e madh, kur në ‘89-n Milloshivici i hoqi Kosovës të drejtën e autonomisë. Ka qenë koha e grevave dhe ndërprerjeve të punës në atë vit që Edi Rama ia ka kushtuar veprën Kosovës.

Piktura është pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë.