Pikësimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pikesimi)


s  d  r Pikësimi

Apostrofi ( ' )
Kllapat (( )), ([ ]), ({ }), (< >)
Dy pikat ( : )
Presja ( , )
Vijat (, , , )
Tri pikat ( , ... )
Pikëçuditësja ( ! )
Pika ( . )
Tire ( -, )
Pikëpyetja ( ? )
Thonjëzat ( ‘ ’, “ ” « » )
Pikëpresje ( ; )
Vi e lakuar ( /, \ )

Hapësirat

hapësiart ( ) () ()
Pika e mesme ( · )

Shtyshkrimi e përgjithëshme

( & ), ( * ), ( @ ), ( \ ), ( ), ( ^ ), ( ¤ ) ¢, $, , £, ¥, , , ( ), ( ), ( ° ), ( ¡ ), ( ¿ ), ( # ), ( ), ( %, , ), ( ), ( ), ( § ), ( ~ ), ( ¨ ), ( _ ), ( |, ¦ )

Shtyshkrimi e jashtëzakonshme
( ), ( ), ( ؟ ), ( ),

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(;), dy pikat(: ), thonjëzat(" „), viza lidhëse(-) .

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore : Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.) Pikëpyetja shënon grafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit : Nga na vjen o djalë (?)

Pikëçuditësja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pikëçuditësja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur, kundërshtim, zemërim, gëzim ) : Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!) Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar: Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Presja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje : - një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar : Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti … Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene : Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë . Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme : Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg . Pjesët e një fjalie të përbërë Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikëpresja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë : Ata që më donin , erdhën (;) ata që s'më donin , nuk erdhën .

Dy pikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj . Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: ) portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

Kllapat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë : Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .

Thojëzat dhe vizat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë . (") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

Thojëzat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .: Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").

Shkurtimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të përdorshme janë: emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre; emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë; Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë; Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.

Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja).


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20080108121329/http://www.tokashqiptare.com/gjuha-pikesimi.htm [1]