Jump to content

Pjesëza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pjesëza është fjalë e pandryshueshme që shpreh nuanca kuptimore ose emocionale. Ato janë të ngjashme me lidhëzat.

Ato mund të grupohen sipas kuptimit si vijon:

  • dëftuese: ja: Ja kush erdhi…
  • përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.: Pikërisht ai më ka paditur.
  • përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.; Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
  • përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht: Vetëm të rinjtë punonin.
  • përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj: Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
  • pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj: A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
  • mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.; Nuk e kam takuar.
  • pyetëse: a, ë, e: A erdhi motra nga Vlora?
  • dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.: Përse erdhi vallë? E keni takuar gjë Mirën?
  • zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.: Pa shihni kush na ka ardhur. A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
  • emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.: Ja pra kështu ndodhi. E pse pa, për një fjalë goje u zumë.

Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë. Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë: - para: nuk, ja, desh, sapo etj.; - pas: de, dot etj.

Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës: Vallë, kush erdhi? Kush erdhi vallë? Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?

Pjesëzat mund të jenë fjali të thjeshta,të përngjitura dhe lokucione:

  • Të thjeshta : bile,ja,jo,nuk etj;
  • Të përngjitura:posi,thuajse,kushedi etj;
  • Lokucione:as që,ja që, jo që, po se po etj.

Sioas kuptimit pjesëzat ndahen në tri grupe kryesore:

  • Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore;
  • Pjesëza modale,
  • Pjesëza emocionale.

Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore janë : dëftuese,përcaktuese,përforcuese dhe përafruese.