Pjetër Frroku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Pjetër Frroku lindi në vitin 1967 në Shkodër të Shqipërisë, nga një familje mirditore. Pjetër Frroku (Lala) u "detyrua" nga deshira e babait të tij të studionte në ekonominë ushtarake dhe të punonte disa vite në këtë profesion, por pa e hequr mendjen kurrë nga artet vizuale, piktura, skulptura dhe skicimet e një imagjinate të pasur në kokën e tij. Në vitin 1997 ka emigruar në Greqi.
Që në vitet e para të punës, Pjetër Frroku fiton një thirrje të veçantë "Tigri i gurit", një nofkë kjo që përcakton energjinë e artistit në punët e tij, si dhe idetë e realizuar në një kohë rekord. Puna e parë e Pjetrit ishte portreti i Aleksandrit të Madh, realizuar në gur në përmasat 60 cm x 50 cm, i cili u porosit nga pronari i një hoteli me të njëjtin emër, në Kretë.
Disa nga punimet e Pjetër Frroku janë:
- Portret mirditorje, pikturë.
- "Hingëllima e kuajve", punim në gur, ndodhet në hyrje të vilës "Varuka", në qytetin Rrethimno, Kretë.
- "Luani", punim në gur simbol i qytetit Iraklion, në Kretë. Ndodhet në mjedisin e firmës "Kreta", në qytetin Iraklion.
- Pllakat i gdhëndur në gur i vendsur para Hotelit me katër yje "Eva Bay", në Rrethimno, Kretë.