Kreta
Jump to navigation
Jump to search
Koordinatat: 35°07′V 24°32′L / 35.12°V 24.54°L
NASA photograph of Crete
Kreta ose Gjiriti (greqisht: Κρήτη; [Kriti]) është ishulli më i madhi dhe më i populluar i Greqisë, ishulli i pestë më i madh në detin Mesdhe, dhe një nga trembëdhjetë rajonet administrative të Greqisë. Ajo formon një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë dhe të trashëgimisë kulturore të Greqisë duke ruajtur tiparet e veta kulturore lokale (të tilla si dialektin e vet, poezinë dhe muzikën). Kreta ishte qendra e qytetërimit Minoik (2700-1420 p.e.s.), kulura më e hershme e qytetërimit në Evropë, gjatë të cilës u ndërtuan pallatet e para mbretërore monumentale në Evropë.