Plazma (fizikë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
llambe plazme, Kjo figure ilustron disa nga fenomenet komplekse të plazmës, përfshire filamentimin. Ngjyrat janë rezultat i relaksimit te elektroneve nga nga gjendjet e ekzistuara në ato me nivel energjie më të vogël pasi janë rekombinuar me jonet. Ky proces prodhon spektrin dritor karakteristik te gazit.

Ne përdorimin fizik dhe kimik , plazma i referohet një gazi te jonizuar , në të cilën një proporcion i caktuar i elektroneve janë të lira, pra jo të lidhura në atome ose molekula. Aftësia e ngarkesave pozitive ose negative bën që plazma të jetë përcjellëse, kështu që ajo reagon shumë ndaj fushave elektromagnetike. Pra shikohet se plazma ka veti shumë të ndryshme nga trupat e ngurte apo lëngjet ose gazet kështu që ajo konsiderohet si një gjendje e ndryshme e lendes. Plazma zakonisht merr formën e një reje gazi neutral.(psh yjet).