Plioceni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Plioceni është epoka gjeologjike që shtrihet me kohëzgjatje nga 5.333 milion në 2.58 milion vjet më parë. Është epoka e dytë dhe më e re e Periudhës Neogjene në Epokën Kenozoike. Plioceni pason Epokën Miocene dhe pasohet nga Epoka e Pleistocenit.

Sikurse edhe me periudhat e tjera gjeologjike, shtresat gjeologjike që përcaktojnë fillimin dhe fundin janë të mirë identifikuara, por datat e sakta të fillimit e mbarimit të epokës janë paksa të pasigurta. Kufijtë që përcaktojnë Pliocenën nuk janë përcaktuar nga ndonjë ngjarje lehtësisht e identifikueshme në mbarë botën, por në kufijtë rajonalë ndërmjet Miocenit të ngrohtë dhe Pliocenit relativisht më të ftohtë. Kufiri i sipërm është vendosur në fillim i akullnajave të Pleistocenit.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Charles Lyell (më vonë Sir Charles) e quajti Pliocen këtë epokë në botimin e tij "Parimet e Gjeologjisë" (vëllimi 2, 1833).

Fjala Pliocen vjen nga fjalët greke πλεῖον (pleion, "më shumë") dhe καινός (kainos, "i ri" ose "i fundit") dhe do të thotë afërsisht "vazhdimi i kohëve të fundit", duke iu referuar faunës moderne të moluqeve.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]