Poçesta
Pocestë | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 40°41′N 20°43′E / 40.683°N 20.717°E | |
Qarku | Korçë |
Bashkia | Maliq |
Komuna | Libonik |
Lartësia mbidetare | 888 m (2,913 ft) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 800 |
Zona kohore | UTC+1 (Central European Time) |
• Verës (DST) | UTC+2 (Central European Summer Time) |
Kodi postar | 7005 |
Pocesta është një fshat i vogël në veri-perëndim të Korçës. Vlerësimi i lartësisë së terrenit mbi nivelin e detit është 888 metra. Forma të ndryshme të emrit Pocestë ose në gjuhë të tjera përfshijnë: Hocishtë, Pocest, Pocestë, Hocishte, Poceste.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati i pozicionuar pranë qyteti të Korçës, bën pjesë në Komunën e Libonikut. Ka një popullsi prej rreth 800 banorësh. Shtrihet në rrëzë të kodrës në fushëgropën e Korçës. Është e njohur për prodhimin e rakisë së rrushit, vërës, duhanit edhe prodhimeve të tjera bujqësorë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët merren më bujqësi, vreshtari, blegtori dhe ndërtim. Pjesa më e madhe e të rinjve të fshatit kanë emigruar në Greqi për nevojë ekonomike.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas thënieve të pleqve të fshatit, ky fshat është shumë i vjetër dhe në fillimet e tij është banuar vetëm nga 7 familje. Dalëngadalë fshati është rritur dukë mirëpritur familje nga fshatrat e tjera të krahinës së Gorës.
Në kohën e Komunizmit fshati bënte pjesë në ndërmarrjen bujqësore dhe shquhej për prodhimin e duhanit, rrushit, grurit, misrit edhe drithërat e tjerë. Familja Buzo ka qenë një nga familjet më të hershme që ka banuar këtë fshat. Më pas fshati është populluar edhe nga familja të tjera të cilat kanë ardhur më vonë, ku vlen të përmendët familjet Lipo, Jalli apo Shkëmbi.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Libonik |
---|
Libonik · Drithas · Vloçisht · Vashtemije · Poçestë · Symizë · Kloc · Shkozë · Këmbëthekër · Beras · Zboq · Memël · Manastirec |
redaktoni kutinë |