Pobrat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pobrat
Fshat
Shteti: Shqipëria
Përdorimi i stampës

Pobrat është një fshat në Njësinë Administrative Gjinar në Rrethin e ElbasanitShqipërisë. Baza ekonomike për fshatarët është blektoria, një pjesë e tyre janë emigrantë. Në fshat ka një shkollë 9-vjeçare dhe një infermieri. Infrastruktura rrugore drejt këtij fshati është e dëmtuar. Ka një terren të thyer kodrinor-malor. Ky fshat kufizohet: Në Lindje me fshatin Lleshan, në Jug me fshatin Lukan; Në Përëndim me fshatin Shilbater; në Veri me fshatrat Trepsenisht dhe Shelcan. Banorët e këtij fshati i përkasin besimit musliman. Pranë ish-godinës së vjetër të shkollës fillore, vitet e fundit është ndërtuar një xhami.

Një veçanti e këtij fshati është festa Eremiut, ku fshatarët dalin dhe i bien këmbanave, gjatë mbrëmjes së 13 majit deri me datë 15 maj. Eremiu është një festë e vjetër pagane ku nderohen perënditë e blegtorisë dhe bujqësisë.Deri në periudhën e kaluar të komunizmit, fshati Pobrat ishte pjesë e fshatit Lleshan, duke u quajtur "Lleshan i Poshtëm". Fshati u quajt "Pobrat", një fjalë kjo e huazuar nga sllavishtja (pobratim), që në shqip do të thotë "vëlla i vogël". Për këtë emër thuhet që ka edhe një legjendë...

Fshati Pobrat - ELBASAN.jpg

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]