Poemë Adem Jashari
Ky material duhet bartur te Wiki-Libra |
---|
Disa poezi të botuara nëpër revista të ndryshme Shqiptare, që së shpejti do t'ë botohet si libër në vete me titull "ADEM JASHARI"
POEME ADEM JASHARI
Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nanë !
Një burrë trim me pas kanë,
Zot kësaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skënderbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë ?
Si në Krujë kur patë ardhë !
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari !
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi !
Si nën kthetrat e korbit të zi !
Kjo Drenica po fol vetë ;
Ende trimat nuk më kanë vdekë !
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë !
Sllobodanin për me e ndalë.
Pushkë e fortë ku paska kris ?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis ?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë !
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë !
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet !
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.
Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti !
Si re e zeza' kur prishet moti !
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë !
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë !
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen !
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue ;
Veç Prekazi është rrethue !
Ademi djemve u paska thanë ;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë !
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi !
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.
Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue !
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue !
Shum keç shkiet e kan' rrethue !
Si me lisa me e gardhue !
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue !
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin !
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë !
Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue !
Pushkë e kangë s'po i ndalin !
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.
Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than ;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.
Britë Ademi, lëshon një za ;
Ku të kam Hamëz more vlla ?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka !
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet :
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue !
Po na fund kena me fitue.
Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë !
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.
Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon ?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë !
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë !
E kcejn murin janë hi n'oborr !
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet ;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le !
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi !
K'shtu Ademi besën e kish ba ;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra !
Kurrë Kosovën vet' nuk e la !
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue !
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë ;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë !
Nja dy t'gjallë i kanë zanë !
Ademit shka na i paskan thanë ;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban ?
Edhe Ademi po m’ i ngon ;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue !
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon ?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron !
Njërit shka çka i paska thonë ?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.
Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë !
Në Prekaz pushka po kersetë !
Jashart me Serbi tuj luftue !
Se kan nder mend me u dorzue !
Me u dorzu kurrë të gjallë !
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic !
Shum' ushtar e milic të vrarë !
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë !
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë !
Drejt Jasharve ushtria shkojnë !
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë !
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë !
Ademi n' mitraloz tuj korrë !
Ushtria e Serbisë u farue !
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë !
Krejt Serbia k'tu me u kanë !
Gjeneralat po urdhnojnë ;
Granatimet po i shpeshtojnë !
Shumë predha kullën qëllojnë !
Barot e hekur po lëshojnë !
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue !
Rob e fmi granata i vret !
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt !
Jet Ademi veç me djal t' vetë !
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet !
Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue !
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue !
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë !
Djalë i vetëm po më lufton !
I gjallë kullën s'po e dorzon !
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi !
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit !
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë !
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë,
Për liri dhe vendë të vetë.
SHKËLZEN HARADINAJ
Plotë shtatë ditë e plot shtatë netë,
N' Lugë të Baranit pushka po kërsetë !
Trimë Shkëlzeni nuk po luftojka vetë ?
I kish të shumët besa shokët e vetë.
Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Pas betejave ushtarët pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës po ia thërretë.
Tridhjetë ditë e plot tridhjetë netë,
Shkëlzeni pushkën nuk po e lenë vetë !
Nga shtati rrobë e kpucë s' po i hekë,
Por pa e sjellë lirinë e vërtetë.
Nga Dushkaja një zë po na i thërretë
Me iu shku në ndihmë shokëve t'vetë
Hasimin, plumbi i shkaut po e vretë !
Kush ësht' trimë, trupin me ia terhjekë ?
Shkëlzeni e Fatmiri me shok't e vetë,
Edhe keta prit' e shkaut po i pretë !
Fortë po nxihen besa të zezat retë !
Deshmorë në Dushkajë bien tre vetë.
Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Dukagjini e Gllogjani pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës kur ia thërretë.
AZË ZEKË BRAHImaj
Nënë t' madhe dikur që pat' Dukagjini,
Kurrë k'si zonje s'kishte parë as Drini !
Trimat e trimreshat që i kishte n' votër,
Her' e thërrisnin nënë e herë motër.
Nënë e madhja shpeshë dilte tek bliri
I priste djemtë kur vinin nga kufiri,
-Djemt e mi- u thonte trimave t' lirisë
E vet ishte nënë e gjith' Shqiptarisë
Nënë, përmbi qiej e ke atë zemër
Azë Brahimaj të thirren me emër !
Emri të është vetë shejtësia
Se ty o nënë ishe vetë liria.
Nënë madhja e Jabllanicës pret Norën,
Përcjellë vet' Xhevë Lladrovcin, dëshmorën.
Bukë e krip kishte për trimat në sofër,
Nëna përcjellte e priste aty n' votër.
Nëna, Kosovës i përkundi lirin n'djep,
Lokëmadhja e Dushkajës armikun pret !
Me dy bomba n' dorë në oborrin e vet !
Me nënën e saj që kishte njëqindë vjet !
LUAN HARADINAJ
Tash e sa vjet po i kaloj malet,
Zemra për liri kurrë s'më ndalet.
Dalë e ju pres, ju pres në kufi
Zemra ime vlla, këtu të pret ti.
Atje n' male po të pret Luani,
Kalun vite s'të ka pa Gllogjani.
Dikur ike vëlla, shkove vetë,
Tani po kthehesh me njëqind vetë !
Kush po ju hedhë përtej kufirit ?
E vet bie nën hijen e blirit !
Aty ku kam rënë mos me lerë,
N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë.
Në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë,
Ku Kosovë-Shqipri ishte ndarë !
Ramushi mbi supe po bart vëllan,
Gjallë e vdekur si një me u kan !
Deshmorë në kufi, ku kam rënë
Amanetin vëlla mos me lënë
Si një dhemballë shkulë at' kufi
T'mos ndaj kurrë Kosovë-Shqipëri.
Disa poezi nga libri "Adem Jashari" që së shpejti do të dalë nga botimi. Referimet: http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreF/FejzullaDuraku/ Arkivuar 25 qershor 2008 tek Wayback Machine