Jump to content

Policia e Sri Lankës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Policia e Sri Lankës është forca policore kombëtare civile e Republikës Socialiste Demokratike të Sri Lankës. Forca e policisë është përgjegjëse për: zbatimin e ligjit penal dhe ligjit të trafikut, rritjen e sigurisë publike, ruajtjen e rendit dhe ruajtjen e paqes në të gjithë Sri Lankën. Forca e policisë përbëhet nga 43 Divizione Territoriale, 67 Divizione Funksionale, 432 Komisariate me më shumë se 84,000 policë.[1] Drejtuesi profesional i policisë është Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, i cili i raporton Ministrit të Ligjit dhe Rendit si dhe Komisionit Kombëtar të Policisë. Inspektori aktual i Përgjithshëm i Policisë është Deshabandu Tenakon.[2]

Gjatë luftës civile në Sri Lanka, shërbimi policor u bë një pjesë integrale e ruajtjes së sigurisë së kombit, duke u fokusuar kryesisht në sigurinë e brendshme. Shumë policë janë vrarë në krye të detyrës kryesisht për shkak të sulmeve terroriste.

Njësitë komando/kundër-terroriste të trajnuara veçantërisht të quajtura Task Forca speciale dislokohen në operacione të përbashkëta me forcat e armatosura për operacionet kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e VVIP-ave.[3] Struktura komanduese e policisë në provincat veriore dhe lindore është e integruar ngushtë me organizatat e tjera të sigurisë nën autoritetin e Komandës së Përbashkët të Operacioneve.

Shërbimi i policisë mund të arrihet me numrin e urgjencës 119.[4]

  1. ^ "Police History". www.police.lk (në anglishte britanike). Marrë më 2020-11-09.
  2. ^ Senior DIG Deshabandu Tennakoon appointed Acting IGP
  3. ^ Kumara, Sumith. "Special Task Force - Specialized Units". www.police.lk (në anglishte britanike). Marrë më 2020-11-10.
  4. ^ "1-1-9 Emergency". www.police.lk (në anglishte britanike). Marrë më 2020-11-10.