Politika në Kukës
Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve 30. Më 23 gusht të vitit 1946 prefektura e Kukësit u nda në tre nënprefektura, në 8 komuna , 147 lokalitete. Nënprefektura e Kukësit përfshinte 3 komuna, ajo e Qendrës e Dardhës dhe ajo e Krumës. Në ditët e sotme Kukësi është i ndarë në një bashki, në 14 komuna dhe këto në 84 fshatra.
Bashkia Kukës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tradicionalisht njihet si qytet me bindje të djathtë. Kryetar i Bashkisë së Kukësit është z.Hasan Halilaj. Më përpara tij kryetarë bashkie kanë qenë : Shefqet Çela (periudha e Mbretit Zog), Abedin Budinaku (periudha e Mbretit Zog), Tahir Kolgjini (periudha e pushtimit italian), Xhaferr Bislimi (periudha e pushtimit gjerman, i vrarë me atentat nga celula komuniste e Kukësit). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhjet lokale të korrikut 1992. Nga viti 1992 e këtej kryetarët e bashkisë kanë qenë : Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007 (PD) dhe 2011 (PD më pas LSI).[1]
Këshilli Bashkiak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli Bashkiak është i përbërë nga pesë komisione:
• Komisioni i Mandateve (3 anëtarë)
• Komisioni i Ekonomisë Financës dhe Buxhetit (5 anëtarë).
• Komisioni i Planifikimit Urban, Shërbimet Publike dhe Pronat (7 anëtarë).
• Komisioni për Rendin, Emergjencën civile, Shëndetin dhe përkujdesjet e tjera sociale (5 anëtarë).
• KomIsioni për Arsimin, Kulturën, Rininë, Sportet, Mediat, Shoqërinë Civile dhe Vlerësimin e figurave (6 anëtarë).
- Funksionimi i Këshillit Bashkiak
Këshilli Bashkiak përdor funksionet e veta pasi është zgjedhur, deri në themelimin e Këshillit të ardhshëm të ri. Takimet e rregullta të këshillit mbahen sipas vendimit të lëshuar nga vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj. Përveç takimeve të rregullta, këshilli mund të mblidhet nga:
•Kërkesa e Kryetarit
•Kërkesa e 1/3 së anëtarëve të tij
•Kërkesa e prefektit për çështje që lidhen me funksionet e institucionit të saj
Kryetari i Këshillit Bashkiak është Basri Elezi. Kreu i Këshillit shpall takimin e ardhshëm, kohën, vendin dhe agjendën jo më pak se pesë ditë paraprakisht. Axhenda e propozuar miratohet nga Këshilli. Gjatë periudhës nga data e zgjedhjeve, deri në ngritjen e këshillit të ri, Këshilli Bashkiak i vjetër ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente. Takimi i Këshillit Bashkiak konsiderohet i vlefshëm nëse marrin pjesë shumica e anëtarëve të tij, përveç kur pjesa tjetër është e nevojshme për vendime të tjera, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji; "Nëse Këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve nga data e takimit të tij të fundit, Këshilli është konsideruar i vetë-shpërbërë. Vetëshpërndarja pasohet me zgjedhje të reja për këshillin përkatës dhe sekretari i Këshillit Bashkiak njofton prefektit brenda 10 ditëve pas periudhës tre-mujore të pushimit nga puna." - Mbledhjet e Këshillit janë arkivuar, siç përcaktohet në rregulloren e brendshme të funksionimit të Këshillit.
Anëtarët e Këshillit Bashikak zgjidhen për një periudhë 4-vjeçare dhe për Qarkun e Kukesit, ky këshill është i përbërë nga 26 anetarë. Anëtaret e ketij Këshilli së bashku me pozicionin që kanë janë :
1. BASRI ELEZI KRYETAR
2. TEUTA CENGU ZV/KRYETARE
3. IBSEN ELEZI ANETAR
4. DASHNOR LISHA ANETAR
5. YLBER ELEZI ANETAR
6. SAFET MATMUJA ANETAR
7. QEMAL ELEZI ANETAR
8. BEQIR CENAJ ANETAR
9. DESTAN SPAHIU ANETAR
10. PETRIT ORUCI ANETAR
11. ABDULLA DOMI ANETAR
12. FEHMI CENGU ANETAR
13. HAJRUSH ADEmaj ANETAR
14. YLBER DURAKU ANETAR
15. ROZAFAT SOPAJ ANETAR
16. HASIJE ZENELAJ ANETAR
17. GEZIM OMURI ANETAR
18. NEBI RAMALLARI ANETAR
19. SAMI KASTRATI ANETAR
20. LUAN JAKUPI ANETAR
21. BLEDAR ZHUBI ANETAR
22. SHEFQET BRUKA ANETAR
23. ZYLFI ELEZAJ ANETAR
24. XHEVDET SOPAJ ANETAR
25. ZENEL GJOKA ANETAR
26. SHKELZEN KOVACI SEK/KESHILL.
Partitë politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qytetin e Kukësit ka 42 parti politike, ku dy prej tyre janë me kryesoret:
Partia Demokratike (PD)
PD u themelua me 05.01.1991 në Kukës, në shtëpi të Miftar Gjanës, ku kishte 15 nismëtarë.[2] Kryetar i parë i PD ishte Bajazit Cahani dhe sekretarë Aneta Ahmati.[3] Aktualisht PD ka 98 seksione dhe 2320 anëtarë, kryesisht të rinj. Në 6 muajt e fundit janë anëtarësuar 320 persona , shumica e të cilëve janë te rinj. PD është e organizuar në këtë mënyrë:
- Kryetar (Arif Rexhmati)
- Kryesia (25 anëtarë të zgjedhur)
- 15 grupseksione dhe seksione.
Në zgjedhjet e fundit të 2013 PD bashkë me koalicionet doli fituese me 56.7 % të votave. Kukësi ka 4 deputetë që perfaqesojnë qytetin e Kukësit ne Kuvendin e Shqiperisë , ku tre prej tyre janë :
1.Alban Zeneli(Kukës)
2.Flamur Noka(Kukës)
3.Besnik Dushi(Tropojë) Deputet të Partisë Demokratike , dhe një i Partisë Socialiste Vexhi Muçmata(Kukës).
Partia Socialiste (PS)
Partia Socialiste është vazhdimësi e PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë). Në Kongresin e PPSh të vitit 1991 u mor vendimi që të ndërrohet emri partisë së Enver Hoxhës në Partia Socialiste e Shqipërisë, njëherësh kjo frymë ndryshimi njëkohësisht erdhi dhe në Kukës. Partia Socialiste qëndroi në opozite që nga viti 1992 deri në vitin 1997. Në zgjedhjet e vitit 1992 PSSH arriti të marrë 25,7 % të votave kundrejt 56,2 % që kishte marrë vetëm një vit më parë ndërkohe që PDSH mori 62,1 % duke marrë 92 nga 140 vendet në Parlament. Në zgjedhjet e vitit 1996 PSSH humbi terren duke marrë vetëm 20,4 % e përkthyer në dhjetë vende në Parlament ndërkohe që PD mori 122 vende. Aktualisht selia e Partise Socialiste në Kukës është e perfaqësuar nga kryetari i saj Rozafat Sopaj dhe sekretare Tatjana Kërxhaliu.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2015. Marrë më 29 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Si u krijua dega e PD-së, Kukës" ,Isuf Spahiu,Tiranë,Princi, 2009 fq.26-27
- ^ "Si u krijua dega e PD-së, Kukës" ,Isuf Spahiu,Tiranë,Princi, 2009 fq.28-30
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2021. Marrë më 29 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)