Jump to content

Portal:Gjeografi/Biografi e zgjedhur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. dr. Ruzhdi Pllana u lind në Dobërllukë të Vushtrrisë më 15 maj të vitit 1940, vdiq më 20 shkurt 2015, është gjeograf shqiptar.

Prof. dr. Ruzhdi Pllana shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa normalen në Prishtinë në vitin 1960, studimet në Seksionin e Gjeografisë në Universitetin e Novi Sadit në vitin 1966 me sukses të shkëlqyeshëm. Magjistroi në Zagreb në vitin 1973 dhe doktoroi në Prishtinë në vitin 1977. Nga viti 1960 e deri në vitin 1970 punoi nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës. Në vitin 1971 zgjidhet asistent në Seksionin e Gjeografisë. Në vitin 1974 zgjidhet ligjërues, ndërsa në vitin 1978 docent e mandej në vitin 1983 profesor inordinar dhe të profesor ordinar në vitin 1994. Gjatë vitit akademik 1978/1979 ka qëndruar për specializim në Universitetin Shtetëror të Moskës" Lomonosov" në katedrën e Hidrologjisë Kontinentale , mandej me bursë të UNDP-së ka qendruar për specializim në " Hydroprojcet" të Bërnos në Çekosllovaki, në vitin 1975, në Institutin Hidrometeorologjik të Tiranës në vitin 1973.

Në departamentin e Gjeografisë në FSHMN -së ligjëron lëndët: Klimatologjia me Meteorologji, Hidrologjia dhe Gjeografia nacionale. Ka publikuar mëse 40 punime profesionale e shkencore; ka hartuar dhe i janë botuar katër tekste shkollore. Në cilësinë e anëtarit apo udhëheqësit ka marrë pjesë në realizimin e disa projekteve shkencore-hulumtuese. Ka kryer detyrën e prodekanit për çështje mësimore gjatë viteve 1975-1977, detyrën e shefit të seksionit të Gjeografisë gjatë viteve 1983-1985 dhe 1990-1994. Në periudhën 1985-1989 ka kryer detyrën e ndihmës ministrit të arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkences dhe Kulturës të KSAK për ëështje të Universitetit dhe të shkencës. Me hapjen e studimeve postdiplomike ka kryer detyrën e udhëheqësit të Kolegjiumit të studimeve pasuniversitare (1995/99). Përveç shqipes si gjuhë amëtare, flet dhe shkruan gjuhën serbe e kroate, kurse shfrytëzon literaturën shkencore dhe komunikon relativisht mirë në gjuhën ruse dhe angleze.

Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. uzhdi Pllana u lind me 15.05.1940 në fshatin Dobërllukë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe Vushtrri, kurse shkollën e mesme - normale në Prishtinë (1959/60). Studimet në Seksionin e Gjeografisë të Universitetit të Novi Sadit i përfundoi me 1966 me notën mesatare 9.20. Si student i dalluar, ishte bursist i Universiteti dhe dy herë mori shpërblimin e nëntorit te Universitetit të Novi Sadit. Ne vitin 1964 kreu kursin federativ për speleologji dhe gjatë studimeve u përfshi në të gjitha projektet kërkimore speleologjike të profesori të tij. Studimet pasuniversitare i përfundoi ne Universitetin e Zagrebit me 1973, kurse disertacionin e doktoratës e punoi nën udhëheqjen e Prof. Dr. J. Ridjanovic dhe Prof. Dr. T. Shegota nga Universiteti i Zagrebi dhe e mbrojti në Universitetin Prishtinës me 1977....

ARKIVA

Parapamja e vitrinës

Musa Gashi Musa Gashi

Prof.Dr. Musa Gashi është gjeograf shqiptar, lindi më 3 maj të vitit 1928 në Mitrovicë.

Prof. Dr Musa Gashi u shkollua në Mitrovicë dhe Prishtinë. U diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Beograd (1952), në të cilin mbrojti edhe magjistraturën në lëmin e turizmit më 1967, ndërsa disertacionin e doktoratures në Prishtinë në vitin 1973. Karrierën e tij e filloi si mësues dhe e vazhdoi si profesor gjimnazi nga viti 1953-1961. Ka punuar si këshilltarë pedagogjik. Një kohë ka qenë sekretar i Komisionit për Turizëm pran Këshillit Ekzekutiv të KSAK. Në vitin 1964 zgjedhet si asistent i parë shqiptarë në Katedren e Gjeografisë dhe pastaj gradualisht avansohet si ligjirues i lartë, prof. inordinar dhe prof. ordinar. Njihet si pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale, ku përveq gjuhes amtare flet dhe shkruan në pes gjuhë të tjera( frengjisht, anglisht, italisht, turqisht dhe serbokroatisht).

• Bazat e turizmit, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,1986

• Gjeografia regjionale – Afrika, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1981,

• Bazat e turizmit – turizëm dhe hoteleri për shklla të mësme, Prishtinë, 1987. : ...

Gjeograf shqiptar, lindur më 3 maj 1928 në Mitrovicë.

Vendosur më:3 Maj 2009 09:55 nga Planeti [1]

Parapamja e vitrinës

Asllan Pushka ( lindi më 15 shkurt 1943, Pejë )
profesor doktor i gjeografisë, shqiptar nga Kosova.

Në Pejë kreu shkollën fillore dhe at të mesme. Studimet e gjeografisë i filloi në vitin 1963/1964 dhe i përfundoi në qershor të vitit 1967 me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet pas diplomimit i vazhdoi në të njëjtin vit në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe natyrore të Zagrebit, ku magjistroi në vitin 1970, kurse disertacionin e mbrojti në të njëjtin fakultet në vitin 1975.

Në Fakultetin Filozofik, dega e gjeografisë u pranua në vitin 1968 në cilësinë e asistentit dhe më 1 shkurt 1969, filloi punën i rregullt. Në vitin 1971 zgjidhet ligjërues, kurse në vitin 1977 docent. Pas pesë viteve zgjidhet profesor inordinar dhe në vitin 1987 profesor ordinar.

Në periudha të shkurta disa herë ishte në specializim në Gjermani (1972,1978,1987/880). Ka mbajtur ligjërata ndër tjera në institutet të gjeografisë të qendrave evropiane si në : ...

Vendosur më:29 Dhjetor 2008 21:43 nga Dan [2]