Jump to content

Portal:Presheva/Artikulli i muajit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rexhep Ismajli
U lind më1947
Preshevë
KombësiaShqiptar

Rexhep Ismajli, albanolog, linguist, profesor e akademik, lindi në Preshevë1947.Studimet për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Prishtinë1971. Në vitet 1971-1973 specializoi për gjuhësi në Institut de linguistique générale et appliqué “René Descartes” (Sorbonne), Paris, nën drejtimin e André Martinet. Më vonë (1977/ 78) vazhdoi specializimin në Institut für Allgemeine und Vergleichende Sprachwissenschaft të Universitetit të Bochum-it. Doktoratën në shkencat filologjike, me tezën Gjuha shqipe e Kuvendit të Arbënit (1706) – hulumtime grafiko-fonologjike, e mbrojti në Universitetin e Prishtinës, më 1982. Më 1972 filloi punën si asistent, pastaj ligjërues, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar për lëndët Gjuhësi e përgjithshme dhe Histori e gjuhës shqipe në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik/Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë kësaj kohe i ka drejtuar studimet e Gjuhësisë së përgjithshme dhe të Historisë së gjuhës shqipe në Studimet e shkallës III në Degën e gjuhësisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.Më 1989 policia jugosllave e vuri në “izolim” për 3 muaj në burgjet e Leskovacit, të Beogradit dhe të Prishtinës, pa mandat gjyqësor.Në vitet 1990-1993 ka mbajtur mësime për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë shqiptare në Universitetin e Lubjanës. Më 1997 ishte për një semestër profesor i ftuar (Gastprofessor) në Universitetin Ludwig-Maximilian të Münchenit për të mbajtur mësime për albanologji. Pastaj vijoi mësimdhënien për albanologji në München deri në vitin 2000. Në vitin 2000 u kthye në Prishtinë të vazhdonte mësimdhënien në Universitet. Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. >>>....

NDIHMONI TË BURGOSURIT TË CILËT JANË PARA GJYQIT SERB


Përpos KONTO-numrit në ALPHA BANK në EURO

180722201006690952


Është edhe ky dokument më poshtë përmes të cilit ndihmat mund ti dërgojnë edhe të gjithë ata që janë në botën e jashtme por gjithsesi vetëm në EURO.

Kjo zhiro-llogari është e hapur në emër të JAKUP SADIKUT, vëllaut të SELIMON SADIKUT (njëri nga të burgosurit) dhe me asistim të SHEFKI MEMISHIT, babait të AGUSH MEMISHIT ( i burgosuri tjetër).

AGUSHI, FATONI, AHMETI, NAZIFI, SAMETI, FERATI, KAMBERI, SELIMONI dhe BURIMI presin ndihmën tuaj. Nëse jo më shumë atëherë, ndihmoni me sadopak EURO.

NXITONI SE KOHA NUK PRET, ATA JANË PARA GJYQIT SERB