Jump to content

Portal:Shqipëria/Jetëshkrimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abdyl Frashëri
(1839 - 1892 )

Patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Lindi në Frashër (Përmet) në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar; vëllaj i madh i Naim Frashërit dhe Sami Frashërit. Abdyl Frashëri e kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së ...