Jump to content

Prishtina Film Festival 2010

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga PriFilmFest 2010)

Pri Film fest 2010 ose Festivali ndërkombëtarë i filmitPrishtinë, është një festival filmi i cili mbahet në Prishtinë, dhe shfaq produksione të ndryshme filmash të mirënjohur ndërkombëtarisht në regjionin e Ballkanit. Është themeluar pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 2009, ku pati aktorën e famshme Vanessa Redgrave si nikoqire. [1]

Festivali Ndërkombëtarë i Filmit në Prishtinë Vendi Prishtinë, Kosovë
Themeluesit Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi, Fatos Berisha, dhe Faton Hasimja
Çmimet Hyjnesha e artë, e argjendtë, e kuqe
Gjuha Angleze, Shqip
Webfaqja http://www.prifest.org/

Edicioni i dytë i festivalit PriFest, u mbajt nga 22 shtator, deri më 29 shtator, 2010. Pjesëmarrës ishte aktori italian Fanco Nero. Eva Orner, e cila kishte fituar çmimin Oskar për dokumentarin Taksi për në anën e errët, e hapi festivalin, dhe ishte në krye të jurisë. Prej vitit 2010 "PriFilmFest" çeli forumin PriFilm i cili konsiston në seminare, sesione trajnuese dhe diskutime mes kineastëve kosovarë dhe atyre nga vendet fqinje.

Themeluesit e PriFilmFest janë: Vjosa Berisha, Fatos Berisha, Orhan Kerkezi dhe Faton Hasimja. Moto-ja e festivalit u ndyshua, u bë "Miqësia vazhdon..."

Forumi i PriFestit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke filluar nga edicioni i dytë, në vitin 2010, PriFesti lansoi një grup të bashkë-produksionit që e quajti forumi i PriFilm-it. Përmbante seminare, workshop-e, dhe debate, të krijuara për ti lidhur film-bërësit Kosovarë, me ata të shteteve fqinje. Workshop-i dy ditor, në vitin 2010, bashkoi film-bërësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; ata i dëgjuan prezantimet e profesiostëve të bashkë-produksionit, duke përfshirë EAVE (Ndërmarresit Audio-Vizuel të Evropes), Medienboard (Fondi Gjerman i filmit) dhe Robert Bosch Stiftung. Producentët dhe film-bërësit nga Bosnia, Kroacia dhe Bulgaria, gjithashtu ndanë përvojat e tyre.

Çmimi Filmi Personi
Filmi më i mirë Në rrugë --
Regjia më e mirë Teherani Nader T. Homavoun
Aktori më i mirë Shqiptari Nik Xhelilaj
Aktorja më e mirë Në rrugë Zrinka Cvitešić
Çmimi mirënjohës i jurisë Gjalle,
Nese dua te fishkellej, une fishkellej
Artan Minarolli
Florin Şerban
Çmimi i mediave Lufta ka përfunduar Mitko Panov
Çmimi i publikut Gomarët e Kufirit Jeton Ahmetaj
Çmimi special i jurisë Shqiptari Johannes Naber
  1. ^ http://www.prifest.org/?id=3&n=162&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Edicioni i 7-te i PriFest.