Prishtina Film Festival 2013

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prishtina Film Festival 2013 është edicioni i 5- të i Festivalit PriFilm që u mbajt në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, nga data 20 deri më 27 shtator 2013. [1]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali do të hapet me një natë gala, ceremoninë e tapetit të kuq më 20 shtator. Regjisorja e re kosovare Blerta Basholli do ta nderojë festivalin duke shfaqur premierën botërore të filmit të saj Three Of Us. Aktorët e këtij filmi do të ndjejnë momentet e të qënit në qendër të vëmendjes dhe të paraqitjes në tapetin e kuq në këtë mbrëmje.

PriFest do të vazhdojë të ruajë pozicionin e tij si një festival prestigjioz ndërkombëtar duke sjellë një program mjaft të pasur me filma të rinj nga e gjithë bota të cilët janë përzgjedhur nga përzgjedhësit ndërkombëtarë të festivalit, të gjitha premiera në Kosovë.

Në seksionin Mjaltë dhe Gjak, seksioni zyrtar i Konkurrencës Ballkanike të festivalit, do të shfaqen disa nga filmat më të fundit më të mirë të rajonit. [2]

Filmat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • The Daughter - Thanos Anastopoulos, Greece/Italy 2012
  • Halima΄s Path - Arsen Anton Ostojic, Croatia/ Slovenia/ Bosnia and Herzegovina, 2012
  • Vegetarian Cannibal – Branko Schmidt, Croatia
  • Good to go - Matevz Luzar, Slovenia/Croatia 2012
  • Third Half - Darko Mitrevski, Former Yugoslav Republic of Macedonia/Czech Republic, 2012
  • An episode on the life of an iron picker - Danis Tanović, Bosnia and Herzegovina/France/Slovenia, 2013
  • Redemption Street - Miroslav Terzic, Serbia, 2012
  • Pharmakon - Joni Shanaj, Albania, 2012

Në konkurencën kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Priest’s Children - Vinko Bresan, Croatia, 2013
  • Circles - Srdan Golubovic, Serbia/Germany/France/Slovenia/Croatia, 2013
  • Agon - Robert Budina, Albania/Greece, 2012.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.screendaily.com/news/pristina-reveals-2013-line-up/5060414.article
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2022. Marrë më 26 korrik 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)