Jump to content

Prishtina Film Festival 2011

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pri Film Fest
Prishtina Film Festival
Hyjnesha e Artë
ZhanriFestival filmik
Datatgusht
VendndodhjaPrishtinë
Vitet aktiv2009 - tani
Themeluar ngaVanessa Redgrave, Vjosa Berisha
Organizuar ngaOJQ

Prishtina Film Festival i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe PriFilmFest, është një festival filmi që mbahet çdo vit në Prishtinë, Kosovë, që shfaq prodhime të njohura ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, dhe tërheq vëmendjen në industrinë e filmit kosovar. Ajo u krijua pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 . Festivali i parë u mbajt në vitin 2009 dhe prezantoi aktoren Vanessa Redgrave.

Edicioni i tretë i festivalit u mbajt nga 24 shtator deri më 1 tetor, 2011. U hap me filmin "Falja e Gjakut", një film nga regjisori Amerikan Joshua Marston, dhe u mbyll me tepihun e kuq në një mbremje gala në Sheshin 21. President i jurisë ishte Gadeon Burkhard (Inglourious Basterds), i cili gjithashtu kishte konkuruar me filmin e metrazhit të mesëm të quajtur Urat.[1] Moto-ja e festivalit u ndryshua në "Miqësia. Përgjithmonë."

Edicioni i dytë i Forumit të PriFest-it, u mbajt më 25 dhe 26 shtator, duke lidhur regjisorë dhe producentë anëmbanë botës me ata të Kosovës. Prezantues ishin: Sarah Calderon (Karma Films), Satu Elo (EAVE), Bernd Buder (Festivali i filmit në Berlin), Roshanak Behesht Nedjad (Hëna Fluturuese), David Grumbach (Film-bëres Francez), dhe Elma Tataragic (Përzgjedhese e programit në festivalin e filmit të Sarajevës).[1][2]

Vjosa Berisha, themeluese e PriFest-it, Memli Krasniqi, Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Blerim Destani, aktor

Të marrura nga Webfaqja e Prifestit [3]

Çmimi Aktori Personi
Filmi më i mirë Djaloshi i dashur (Dashnori) Cătălin Mitulescu
Çmimi special i jurisë Punk-i nuk ka vdekur Vladimir Blazevski
Regjia më e mirë Streha Dragomir Sholey
Aktori më i mirë Djaloshi i dashur (Dashnori) George Piştereanu
Aktorja më e mirë Amnistia Luli Bitri
Hyjnesha e Artë - Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm Babi Umut Dag
Çmimi mirënjohës i jurisë Dhoma 304 Birgitte Stærmose
Çmimi i publikut Amnestia Bujar Alimani
Çmimi i medias Dëshprimi ynë i madh Seyfi Teoman
  1. ^ a b http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Hapet edicioni i trete i PriFest.
  2. ^ http://www.prifilmfest.org/english/prifilmforum.html Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today, Forumi i PriFilmFest.
  3. ^ http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te trete te PriFest.