Prindërimi LGBT
Prindërimi LGBT u referohet personave lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) që rrisin një ose më shumë fëmijë si prindër ose prindër kujdestarë. Këtu përfshihen: fëmijët e rritur nga çifte të të njëjtit seks (prindërimi i të njëjtit seks), fëmijët e rritur nga prindër beqarë LGBT dhe fëmijët e rritur nga një çift me seks të kundërt ku të paktën njëri partner është LGBT.
Kundërshtarët e të drejtave LGBT kanë argumentuar se prindërimi LGBT ndikon negativisht tek fëmijët. Megjithatë, kërkimet shkencore tregojnë vazhdimisht se prindërit LGBT janë po aq të aftë sa prindërit heteroseksualë, dhe fëmijët e tyre janë psikologjikisht të shëndetshëm dhe të përshtatur po aq mirë sa ata të rritur nga prindërit heteroseksualë. [1] [2] [3] [4] [5] Shoqatat e mëdha të profesionistëve të shëndetit mendor në SHBA, Kanada dhe Australi nuk kanë identifikuar kërkime të besueshme empirike të cilat sugjerojnë të kundërtën. [5] [6] [7] [8] [9]
Personat LGBT mund të bëhen prindër nëpërmjet mënyrave të ndryshme, duke përfshirë nga marrëdhëniet aktuale ose të mëparshme, si p.sh.:bashkëprindërimin, birësimin, kujdestarinë, inseminimin nga donatorët, IVF dhe surrogacinë (mitër me qera). [10] [11] Një burrë gej, një lezbike ose një person transgjinor që kalon tranzicionin më vonë në jetë, mund të kenë fëmijë nga një marrëdhënie e seksit të kundërt, për arsye të ndryshme. [12] [13] [14] [15] [16]
Disa fëmijë nuk e dinë që kanë një prind LGBT; Problematikat e daljes hapur ndryshojnë dhe disa prindër mund të mos u tregojnë kurrë fëmijëve të tyre që ata identifikohen si LGBT. Prandaj, mënyra se si fëmijët reagojnë ndaj daljes hapur të prindërve të tyre LGBT, ka pak të bëjë me orientimin e tyre seksual ose identifikimin gjinor, por më tepër me mënyrën se si secili prind reagon ndaj aktit të daljes hapur, dmth: nëse ka prishje të partneritetit prindëror ose nëse prindërit mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme, të hapur dhe komunikuese pas daljes hapur ose gjatë tranzicionit në rastin e prindërve trans. [17] [18] [19]
Shumë lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë janë prindër. Për shembull në censusin e vitit 2000 në SHBA, 33 për qind e familjeve të çifteve lezbike dhe 22 për qind e familjeve gej raportuan se të paktën një fëmijë nën moshën 18 vjeç jetonte në shtëpi me ta. [20] Që nga viti 2005, rreth 270,313 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë në familje me çifte të të njëjtit seks.
Birësimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Birësimi i përbashkët nga çiftet e të njëjtit seks është i ligjshëm në 27 vende. Për më tepër, 5 vende kanë legalizuar një formë të adoptimit të thjeshtrit/ës. Heteroseksizmi institucional mund të vërehet në politikat e birësimit në shumë pjesë të botës: disa vende ose shtete ndalojnë në mënyrë eksplicite birësimin nga personat që janë hapur lezbike, gej ose biseksualë. Juridiksione të tjera marrin vendime nëse personat LGBTQ mund të adoptojnë bazuar sipas rasteve, me variacion të madh ndërmjet agjencive në varësi të fokusit të agjencisë (fëmijë me nevoja të veçanta, foshnja, etj.), përkatësi fetare e agjencisë nëse ka. Ekzistojnë gjithashtu barriera ligjore për birësimet ndërkombëtare, pasi aktualisht asnjë vend nuk është i përfshirë në mënyrë aktive në birësimet ndërkombëtare (p.sh Kina, Guatemala) lejojnë birësimin nga persona që identifikohen hapur si lezbike dhe gej. Personat biseksualë, transgjinorë dhe transeksualë zakonisht nuk përmenden qartësisht, por me sa duket janë përfshirë në këto ndalime. [21]
Sandy Schuster dhe Madeleine Isaacson, të cilat u takuan në kishën e tyre Pentekostale, fituan betejën e parë të kujdestarisë në Amerikë në favor të një çifti lezbikesh në vitin 1978. [22] [23]
Në janar të vitit 2008, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që një kandidat i kualifikuar ligjërisht dhe i përshtatshëm, nuk duhet të përjashtohet nga birësimi bazuar në orientimin e tyre seksual. [24]
Në vitin 2010, një gjykatë në Florida deklaroi se "raportet dhe studimet zbulojnë se nuk ka dallime në prindërimin LGBT apo përshtatjen e fëmijëve të tyre", prandaj Gjykata është e bindur se çështja është aq shumë përtej diskutimit sa do të ishte irracionale të vendosej ndryshe. [25]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Marriage of Same-Sex Couples – 2006 Position Statement Canadian Psychological Association" (PDF) (në anglisht). 2006. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2009-04-19.
- ^ "Elizabeth Short, Damien W. Riggs, Amaryll Perlesz, Rhonda Brown, Graeme Kane: Lesbian, Gay, Bisexual and Transgender (LGBT) Parented Families – A Literature Review prepared for The Australian Psychological Society" (PDF) (në anglisht). Marrë më 2020-01-15.
- ^ Manning, Wendy D.; Fettro, Marshal Neal; Lamidi, Esther (2014-08-01). "Child Well-Being in Same-Sex Parent Families: Review of Research Prepared for American Sociological Association Amicus Brief". Population Research and Policy Review (në anglisht). 33 (4): 485–502. doi:10.1007/s11113-014-9329-6. ISSN 0167-5923. PMC 4091994. PMID 25018575.
- ^ "What does the scholarly research say about the well-being of children with gay or lesbian parents?" (PDF) (në anglisht). dhjetor 2017.
- ^ a b "Brief of the American Psychological Association, Kentucky Psychological Association, Ohio Psychological Association, American Psychiatric Association, American Academy of Pediatrics, American Association for Marriage and Family Therapy, Michigan Association for Marriage and Family Therapy, National Association of Social Workers, National Association of Social Workers Tennessee Chapter, National Association of Social Workers Michigan Chapter, National Association of Social Workers Kentucky Chapter, National Association of Social Workers Ohio Chapter, American Psychoanalytic Association, American Academy of Family Physicians, and American Medical Association as Amici Curiae in Support of Petitioners" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2019-04-12. Marrë më 2017-06-27.
- ^ Pawelski JG, Perrin EC, Foy JM, etj. (korrik 2006). "The effects of marriage, civil union, and domestic partnership laws on the health and well-being of children". Pediatrics (në anglisht). 118 (1): 349–64. doi:10.1542/peds.2006-1279. PMID 16818585.
- ^ Herek, Gregory M. (2006). "Legal recognition of same-sex relationships in the United States: A social science perspective" (PDF). American Psychologist (në anglisht). 61 (6): 607–621. doi:10.1037/0003-066X.61.6.607. PMID 16953748. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2020-02-18.
- ^ Biblarz, Timothy J.; Stacey, Judith (shkurt 2010). "How Does the Gender of Parents Matter?". Journal of Marriage and Family (në anglisht). 72 (1): 3–22. CiteSeerX 10.1.1.593.4963. doi:10.1111/j.1741-3737.2009.00678.x.
- ^ "Brief presented to the Legislative House of Commons Committee on Bill C38 by the Canadian Psychological Association – June 2, 2005" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 tetor 2012. Marrë më 2 shkurt 2015.
- ^ Berkowitz, D & Marsiglio, W (2007). Gay Men: Negotiating Procreative, Father, and Family Identities. Journal of Marriage and Family 69 (May 2007): 366–381
- ^ Bodri, D.; Nair, S.; Gill, A.; Lamanna, G.; Rahmati, M.; Arian-Schad, M.; Smith, V.; Linara, E.; Wang, J.; Macklon, N.; Ahuja, K.K. (shkurt 2018). "Shared motherhood IVF: high delivery rates in a large study of treatments for lesbian couples using partner-donated eggs". Reproductive BioMedicine Online (në anglisht). 36 (2): 130–136. doi:10.1016/j.rbmo.2017.11.006. PMID 29269265.
- ^ Butler, Katy (7 mars 2006). "Many Couples Must Negotiate Terms of 'Brokeback' Marriages". New York Times (në anglisht).
- ^ "Gay Men from Heterosexual Marriages: Attitudes, Behaviors, Childhood Experiences, and Reasons for Marriage" (në anglisht). Haworth Press. Marrë më 26 korrik 2015.
- ^ Moore, Carrie A. (30 mars 2007). "Gay LDS men detail challenges" (në anglisht). Deseret Morning News.
- ^ Bozett, Frederick W. (1987). "The Heterosexually Married Gay and Lesbian Parent". Gay and Lesbian Parents (në anglisht). New York: Praeger. fq. 138. ISBN 978-0-275-92541-3.
- ^ Büntzly G (1993). "Gay fathers in straight marriages". Journal of Homosexuality (në anglisht). 24 (3–4): 107–14. doi:10.1300/J082v24n03_07. PMID 8505530.
- ^ Dunne EJ (1987). "Helping gay fathers come out to their children". Journal of Homosexuality (në anglisht). 14 (1–2): 213–22. doi:10.1300/J082v14n01_16. PMID 3655343.
- ^ "A Family Matter: When a Spouse Comes Out as Gay, Lesbian, or Bisexual" (në anglisht). Haworth Press. Marrë më 26 korrik 2015.
- ^ Faccio, Elena; Bordin, Elena; Cipolletta, Sabrina (tetor 2013). "Transsexual parenthood and new role assumptions". Culture, Health & Sexuality (në anglisht). 15 (9): 1055–1070. doi:10.1080/13691058.2013.806676. PMID 23822798.
- ^ APA Policy Statement on Sexual Orientation, Parents & Children, American Psychological Association, July 28 & 30, 2004. Retrieved on 04-06-2007.
- ^ Ross, Lori; Epstein, Rachel; Goldfinger, Corrie; Steele, Leah; Anderson, Scott; Strike, Carol (tetor 2008). "Lesbian and queer mothers navigating the adoption system: The impacts on mental health". Health Sociology Review (në anglisht). 17 (3): 254–266. doi:10.5172/hesr.451.17.3.254. ISSN 1446-1242.
- ^ "Who Was the First Gay Couple to Adopt a Child? It's Been a Long Journey" (në anglisht).
- ^ Polikoff, Nancy D.; Bronski, Michael (2008). Beyond Straight and Gay Marriage: Valuing All Families Under the Law (në anglisht). ISBN 9780807044322.
- ^ Judgment in the case of E.B. v. France
- ^ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2010-10-10. Marrë më 2010-09-22.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)