Operacioni në Gajre
| Operacioni në Gajre | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Lufta e vitit 2001 në Maqedoni | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
|
|
| ||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
|
|
| ||||||
| Njësitë e përfshira | |||||||
|
|
| ||||||
| Fuqia | |||||||
|
|
| ||||||
| Viktimat dhe humbjet | |||||||
|
|
| ||||||
Operacioni në Gajre ndodhi kur luftëtarët shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i vranë 5 ushtarë të Ushtrisë Maqedonase më 5 Qershor 2001 afër Gajres, një fshat në Malet e Sharrit, rajoni i Tetovës, në Maqedoni. Përveç 5 të vrarëve, mbetën të plagosur edhe 6 ushtarë të tjerë. Ky operacion përfaqëson numrin më të madh të vdekjeve për forcat qeveritare maqedonase në një incident të vetëm gjatë luftës në Republikën e Maqedonisë.
Në mesin e 5 ushtarëve të vrarë maqedonas, mbeti i vrarë edhe një ushtar shqiptar i njohur me emrin Isak Rufati, i cili kishte shërbyer në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë për vite me radhë, dhe ishte emëruar rreshter i lartë i klasit të parë të Ushtrisë Maqedonase. UÇK-ja nuk e dinte për këtë, për shkak se ai ishte i veshur me uniformën e Ushtrisë Maqedonase në ditën e sulmit.